• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Europa’, ja sa përfituan klubet e Superiores

14/08/2021
‘Europa’, ja sa përfituan klubet e Superiores

Klubet e Kategorisë Superiore mbyllën këtë të enjte rrugëtimin e tyre në Europë, me eliminimin e dy skuadrave të fundit që kishin mbetur në garë, Teutës dhe Laçit, të cilat po luftonin për kalimin në “play off” të Ligës së Konferencës.
Pjesëmarrja e skuadrave shqiptare mund të cilësohet e suksesshme në aspektin sportiv, duke llogaritur se për të dytin vit radhazi kaluan të gjitha të paktën një tur.
Kjo pa dyshim ka sjellë sukses edhe në aspektin ekonomik, pasi për rreth një muaj në aktivitet, katër klubet e Superiores sollën 3 milionë euro të ardhura vetëm nga paratë e UEFA-s në futbollin e vendit tonë.
Nëpërmjet skemës së re të përfitimeve financiare, tashmë UEFA u paguan skuadrave pjesëmarrëse 100 mijë euro për shpenzimet në çdo tur pjesëmarrës dhe pastaj një kuotë të caktuar fikse në momentin kur eliminohen nga gara gjatë kualifikueseve në Ligën e Konferencës.
Në total, falë ecurisë së katër klubeve të Superiores, janë siguruar 3,06 milionë euro të ardhura nga premiot që cakton UEFA për pjesëmarrjen në aktivitetet e saj.
TEUTA DHE LAÇI
Klubi që ka përfituar më shumë në Europë këtë vit ka qenë Teuta, edhe pse u eliminua paralelisht me Laçin në turin e tretë. Sipas skemës, Teuta dhe Laçi përfituan kuotën fikse prej 100 mijë eurosh për çdo turne në të cilin morën pjesë si dhe shifrën 550 mijë euro të caktuar nga UEFA për çdo skuadër që mbyll rrugëtimin e saj ndërkombëtar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kështu, Laçi e mbyll me 850 mijë euro këtë pjesëmarrje, ndërsa për Teutën shtohet edhe një pagesë prej 260 mijë eurosh, që u jepet skuadrave kampione të cilat nuk arrijnë në fazat në grupe të asnjë prej tri turneve ndërkombëtarë të UEFA-s. Kjo çon pagesën e durrsakëve në 1,11 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre në këtë vit në Europë.
PARTIZANI DHE VLLAZNIA
Për skuadrat e Vllaznisë dhe Partizanit, rrugëtimi në Europë ka qenë i njëjtë, me një tur të kaluar në Ligën e Konferencës. Kjo u sjell atyre pagesën e 100 mijë eurove për secilin tur ku morën pjesë dhe kuotën fikse të 350 mijë eurove të caktuar për ata që eliminohen në turin e dytë të Ligës së Konferencës, për një total prej 550 mijë eurosh për secilin klub.
PRISHTINA, PËR REKORD
Skuadra shqiptare e cila ka fituar më shumë në këtë edicion në Europë është kampionia e Kosovës, Prishtina, e cila ka nisur rrugëtimin e saj që në turin paraeliminator. Sipas skemës së UEFA-s, ajo ka përfituar një total prej 1,21 milionë eurosh nga pjesëmarrja në Europë meqë ka luajtur një tur më shumë se Teuta, edhe pse u eliminuan paralelisht nga gara me kampionen e Shqipërisë.

Related Posts

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore
Sport

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers
Sport

NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

24/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

24/12/2025
Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës
Sport

Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës

24/12/2025
ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë
Sport

ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al