Europa Nostra njoftoi çmimet europiane për trashëgiminë kulturore në vitin 2021. Mes fituesve në disa vende është edhe një çmim për Fondacionin Gjirokastra në kategorinë e çmimeve për shërbime të dedikuara ndaj trashëgimisë kultuore. Fondacioni Gjirokastra ka nisur punën prej vitit 2001 si një OJF për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e saj për përfitimet sociale dhe ekonomike për vendasit.