• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eurostat: Shqipëria ndër vendet me sezonalitetin më të lartë turistik në mbarë Europën

25/05/2023

Shqipëria po bën përpjekje për ta shtrirë turizmin përgjatë gjithë vitit, por sërish në muajt e verës është përqendrimi më i lartë i turistëve. Ndërkohë, në shtetet e tjera të Europës, hotelet janë të zëna me punë pothuajse gjatë gjithë vitit. Kroacia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Eurostat ndër vendet që kanë sezonalitetin më të lartë turistik në Europë. Në total, rreth një e treta e netëve turistikë në Europë janë shpenzuar në korrik dhe gusht, sipas Eurostat. Ndërsa në Shqipëri, kjo peshë arriti në rreth 46%, sipas përpunimeve të Monitor, bazuar në statistikat e Eurostat, e treta pas Kroacisë (59%) dhe Bullgarisë (48%), duke lënë pas Greqinë (43%).

Gjithsej, në Shqipëri u shënuan në vitin 2022 rreth 3.83 milionë netë-qëndrime, me një rritje prej 20% në krahasim me vitin pararendës. Përmirësimi ka ndodhur në pjesën e parë të vitit, ndërsa në gusht netë-qëndrimet ranë me 2.5%, pas një përmirësimi në shtator dhe tetor, sërish nëntori dhe dhjetori kishin tendencë rënëse. Në dy muajt e parë të 2023, numri i netë-qëndrimeve është rritur me 3.6%.

Sipas Eurostat, sezonaliteti ka pasur gjithmonë një ndikim thelbësor në turizëm, dukuri e dukshme në modelet e mbërritjeve të turistëve dhe netëve e kaluara në hotelet dhe vendpushimet turistike të BE-së. Gjatë periudhave të pikut të pushimeve, zonat turistike mund të përballen me mbipopullim dhe pakësim të burimeve. Anasjelltas, periudhat më të qeta mund të shkaktojnë objekte të papërdorura dhe paqëndrueshmëri të punës, për shkak të luhatjeve të kërkesës. Në vitin 2022, u vu re modeli tradicional sezonal, ku shumica e netëve të kaluara u regjistruan në gusht (18% e netëve të kaluara në 2022; 478 milionë netë), e ndjekur nga korriku (16%; 440 milionë). Në të kundërt, përqindja e netëve të kaluara ishte më e ulëta në janar (3%; 89 milionë), e ndjekur nga shkurti (4%; 111 milionë).

Një pjesë e konsiderueshme e mbërritjeve, u regjistrua gjithashtu në korrik dhe gusht (secili muaj 14% e totalit të mbërritjeve në 2022; përkatësisht 127 dhe 128 milionë udhëtarë të ardhur). Duhet përmendur korrelacioni midis mbërritjeve dhe netëve të kaluara gjatë këtyre muajve të pikut. Kulmi në netët e kaluara, është më i madh sesa kulmi i mbërritjeve, duke sugjeruar që turistët priren të qëndrojnë më gjatë në këto muaj tepër ngarkuar, kohë e cila korrespondon me periudhën kryesore të pushimeve. Kjo tendencë rrit kërkesën për akomodime gjatë sezonit të verës.

Muajt e pikut për netët e kaluara, ishin korriku dhe gushti në të gjitha vendet e BE-së në vitin 2022. Modeli sezonal ishte më i theksuar në Kroaci (59% e netëve të kaluara në 2022), Bullgari (48%) dhe Greqi (43%). Ndërkohë, modeli sezonal ishte më pak i theksuar në Maltë dhe Finlandë (të dyja 25%) dhe Gjermani (26%).

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al