• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eurostat: Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve më të ulëtat në Europë

05/07/2022
Eurostat: Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve më të ulëtat në Europë

Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve në vitin 2020 ishin 4,385 PPS (njësi që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve) për banor, më të ulëtat në Europë, sipas një raporti të fundit të Eurostat. Mënyra se si shpërndahen të ardhurat dhe pasuria në të gjithë shoqërinë përcakton shkallën në të cilën individët kanë akses të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare. Një masë shumë e rëndësishme e shpërndarjes së të ardhurave, sipas Eurostat, janë të ardhurat e disponueshme të ekuivalizuara mediane (të ardhura të disponueshme) të shprehura në standardin e fuqisë blerëse (PPS) për banor. Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve janë shumë më të ulëta se mesatarja europiane, duke përbërë vetëm 24.5% të mesatares së BE-së. Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17 871 PPS për banor në BE.

Pas Shqipërisë, më të ulëtat të ardhurat mesatare të disponueshme janë në Maqedoninë e Veriut (5,988 PPS) dhe Serbi (6602 PPS). Mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën. Edhe publikime të tjera të Eurostat, për të ardhurat për frymë dhe konsumin, Shqipëria ka treguesit më të dobët të standardit të jetesës. Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën). Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë sa 33% e mesatares së BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka treguesin 10 pikë përqindje më të lartë sesa Shqipëria (42), Serbia 44 dhe rekordin në rajon e mban Mali i Zi, me 47%. Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17 871 PPS për banor në BE. Ky tregues ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme në shtetet anëtare të BE-së dhe varionte nga 28 675 PPS në Luksemburg, në 7 724 PPS në Rumani. Nivelet më të larta të të ardhurave mesatare të disponueshme u regjistruan në shtetet anëtare perëndimore dhe nordike të BE-së, si Luksemburgu (28 675 PPS), Gjermania (24 212 PPS), Austria (23 334 PPS) dhe Belgjika (22 294 PPS). Nga ana tjetër, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin më të ulëta në shumicën e Shteteve Anëtare jugore dhe lindore, si Rumania (7 724 PPS), Bullgaria (8 647 PPS), Hungaria (9 699 PPS) dhe Sllovakia (10 076 PPS)./Monitor

Related Posts

Kryesore

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet

06/12/2025
Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT
Kryesore

Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

06/12/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

06/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vodhi një dyqan, shpallet në kërkim i riu nga Gjirokastra

06/12/2025
Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi
Kryesore

Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi

06/12/2025
E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

06/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

07/12/2025
“Kush të ka kërcënuar ty?!”/ Olta Gixhari i kërkon shpjegim Milaim Zekës

“Kush të ka kërcënuar ty?!”/ Olta Gixhari i kërkon shpjegim Milaim Zekës

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al