Policia ka dështuar disa herë në arrestimin e Kelmend Balilit. Ndërsa ambasasdori i SHBA ka fajësuar si forcat e rendit, ashtu edhe Prokurorinë dhe ministrinë e Drejtësisë për moskapjen e tij. Balili dyshohet se fshihet në Shqipëri dhe në media u fol se ai po negocionte dorëzimin e tij. Teksa ambasadori foli seriozisht, në rrjet ka shpërthyer ironia për moskapjen e të kërkuarit për trafik droge. Faqja “Lolita” në facebook, e ironizon në këtë mënyrë dështimin e policisë.
“Kelmend Balili më kujton fëmijërinë. Kur luanim hapa dollapa, kishim njërën që megjithëse e dinim ku fshihej bënim sikur nuk e gjenim dot, se mërzitej dhe na ikte nga loja”.