Ditën e sotme do të jepet jepet masa e sigurisë për vrasësin Klodian Çalamani. Familjarët tentojnë me forcë të hyjnë në Gjykatën e Fierit, me frikën se nuk do të merret drejtësia e duhur për vrasjen e të miturit. Ata kanë thyer xhamat e dyerve dhe janë futur me forcë deri në hollin e Gjykatës. Familjarët janë ngjitur deri në katin e dytë të institucionit mirëpo janë ndeshur me forcat e shumta të policisë. Ata kërkojnë që të jenë të pranishëm në sallë në momentin që do të jepet masa e dënimit.









