Ish kryeministri Fatos Nano ka dalë nga spitali këtë të mërkurë. Nano është në gjendje të stabilizizuar dhe aktualisht po vijon rehabilitimin në shtëpi.
Nano vuan nga sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK, e cila të jep probleme me frymëmarrjen. Nano në spital ka qëndruar i shtruar për rreth një muaj ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen








