Në Pediatrinë e spitalit ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër ka fëmijë të shtruar për mjekim që me sa duket do ta kalojnë aty natën e ndërrimit të viteve. Për t’i lehtësuar disi këtë situatë të pakëndshme për ta dhe familjarët e tyre, drejtoria e spitalit organizoi një event festiv. U shpërndanë dhurata të ndryshme për fëmijët, pati një koncert, si dhe nuk mungoi Babagjyshi, simboli i festave të fundvitit. Drejtori i spitalit, Sokol Feruni, tha në fjalën përshëndetëse se në çdo rast fëmijēt meritojnë mē të mirën prej nesh dhe aq më tepër në kohë festash. I pranishëm ishte edhe deputeti i PS-së, Flamur Golemi.
©Argjirolajm.net