• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Festë gjigante në Gjirokastër, zbardhet plani i Partizanit për titullin kampion

18/04/2019
Festë gjigante në Gjirokastër, zbardhet plani i Partizanit për titullin kampion

Partizani bën plane për një festë gjigante në Gjirokastër më 29 maj. Edhe pse në klubin e kuq nuk duan të zyrtarizojnë asgjë përpara se të sigurojnë matematikisht titullin kampion, janë tifogrupet e “demave” ata që qëndrojnë një hap para me organizimet.

Burime pranë tyre i thanë dje “Panorama Sport” se ka nisur që tani përgatitja për festën që do të zhvillohet në ndeshjen e fundit të kampionatit, pikërisht në Luftëtari-Partizani, më 29 maj në stadiumin e Gjirokastrës. Fillimisht ishte hedhur si ide që në rast se rezultati i ndeshjes së fundit nuk ndikonte në klasifikim, klubi t’i kërkonte FSHF-së me miratimin edhe të Luftëtarit, që ndeshja të luhej në “Selman Stërmasi”. Mirëpo, kjo hipotezë ra poshtë dhe tifogrupet i ka joshur ideja për të festuar në Gjirokastër, pasi në këtë qytet dhe rrethet pranë tij, fansat e kuq janë të shumtë.

Afërsia që ka qyteti jugor me disa nga bastionet e ultrasve të kuq ka bërë që përgatitjet të nisin që tani për të kthyer stadiumin ku luan si pritës Luftëtari në një arenë festë. Impianti ka zyrtarisht 8400 vende të ulura, por edhe në rast të një interesimi të jashtëzakonshëm, duke qenë se 50% e tij nuk është e pajisur me stola, mund të mbajë deri në afro 10 mijë tifozë. Interesant është fakti se tifogrupet që kanë nisur organizimin mësohet se do të fillojnë me shpërndarjen e ftesave edhe për fanatikë të Partizanit në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, por jo vetëm.

Në të gjitha trojet shqiptare ku ka mbështetës të kuq, do të ketë ftesa të veçantë, në mënyrë që më 29 maj të gjithë bashkë të mblidhen në Gjirokastër për të festuar në ditën e ceremonisë zyrtare të titullit kampion që organizohet nga FSHF. Të kuqtë janë më pranë shpalljes kampion për të 16-ën herë. Për herë të fundit “demat” kanë festuar në sezonin e largët 1992-1993. Aktualisht, Partizani është 12 pikë më tepër se rivali më i afërt, Kukësi, ndërsa mbeten për t’u luajtur edhe shtatë javë deri në fund të kampionatit.

Related Posts

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos
Sport

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
I bindur për mbijetesën e Tiranës, Redon Xhixha: Ja çfarë ka ndryshuar nga trajneri Nuhiju te Shehi

VIDEO/ City përfiton nga gabimi i Arsenalit, mund Chelsean në Londër
Sport

VIDEO/ City përfiton nga gabimi i Arsenalit, mund Chelsean në Londër

12/04/2026
Drita shkëputet në krye, Ballkani ndalet, Drenica fiton në “Zahir Pajaziti”
Sport

Drita shkëputet në krye, Ballkani ndalet, Drenica fiton në “Zahir Pajaziti”

12/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al