Gazetari Blendi Fevziu ka bërë sërish thirrje që sezonin e ardhshëm turistik të ketë një disiplinim të plazheve në Shqipëri dhe të frenohet rritja e çmimeve të shezlongëve. Sipas tij Shqipëria është kthyer në një republikë shezlonesh në sytë e shumë turistëve të huaj. Ai solli në vëmendje rastin e Greqisë dhe Francës apo Italisë ku shumica e plazheve janë tërësisht të lira për publikun pa qenë nevoja të paguash për t’i aksesuar. Ndiqni në videon më poshtë rrëfimin e plotë të Fevziut.








