• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Fiati” dhe “Agushi”, zbardhen përgjimet për dosjen e shefave të jugut, si informonte Gjergji Kohila grupin e Habilajve

02/12/2021
“Fiati” dhe “Agushi”, zbardhen përgjimet për dosjen e shefave të jugut, si informonte Gjergji Kohila grupin e Habilajve

Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila, është dënuar me 8 vite burg. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli atë fajtor për përfshirjen në trafikun e lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të Habilajve në Vlorë.

SPAK kërkoi më 1 nëntor të këtij viti dënimin me 12 vite burg të Kohilës, por për shkak se përfitoi gjykim të shkurtuar, ky dënim u ul në 8 vite. Nga përgjimet e lexuara gjatë procesit gjyqësor në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, më 10 shtator të vitit 2019, ishte edhe një bisedë telefonike midis Kohilës dhe anëtarëve të grupit të Habilajve. Gjyqi ndaj tij u zhvillua në mungesë, pasi Kohila është ende në arrati. I pandehuri tjetër i çështjes, Sokol Bode, po gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se gjyqi ndaj tij zhvillohet me procedurë të zakonshme.

Përgjimet

Mesazhet e shkëmbyera ndërmjet komunikuesve “Agushi” dhe “Fiati” (ky i fundit përdorej nga Gjergj Kohila) tregojnë dhënien e informacioneve nga ky i fundit për hetimet e kryera, konkretisht:

Agushi: “O vëlla si je? Ça bëhet? Po lëviz, vëllai, nëpër Vlorë, po thjesht me familjen, s’bëj asgjë, të dal normalisht vëlla… se janë hap llafe, janë prerë ca urdhër-arreste, për mua, atë kushëririn tim, e ca çuna të tjerë… apo llafe Vlore?”.

Fiati: “Unë s’di gjë vëlla. Por duhet të ketë prova që të priten urdhra arresti. Ju kanë kapur gjë!? Po s’ka prova, s’ka urdhër arresti. Njerëzit ju dinë në burg. Po me këto intriga që bëre ti me atë timin, çuditen kur ju shohin jashtë”.

Agushi: “Ça intrigash bëra unë, o vëlla?! Vetëm unë s’bëj intriga. Të përshëndeta që parë, s’më pe. Mua ma bënë intrigën, më morën në qafë, po varja o vëlla, po të jetë ndonjë gjë, më thuaj të ndërhyj. Në Tiranë kam njerëz. Po çne na dinë në burg ne, ça kemi bërë apo baçja jonë, ne përballë i kishim, dhe është me 100 mijë rrënjë, nuk i shikojnë, kjo jona dukej! Hahhahaha”.

Fiati: “Hahahahaha”.

Agushi: “O vëlla, të rri vëllai i qetë në shtëpi, se vetëm te llafi jot kam besim”.

Fiati: “Rri o vëlla. Unë kam sjellë atë timin në punë. Po nuk është se dukej baçja. Dukeshit ju më shumë se baçja. Sikur kishit 200 mijë”.

Agushi: “Ok, vëlla, ore të pyes ty unë, pa atë se pyes më unë, varja iku ajo, rëndësi ka të jemi të qetë tani, vëlla”.

/Panorama/

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

29/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al