• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fidel Ylli: Ja pse bojkoti i superiores po përdoret politikisht

14/09/2020
Shtyhet data e fillimit të superiores, ja arsyeja

Përfaqësuesi i qeverisë për të diskutuar me Ligën Profesioniste për plotësimin e 4 kërkesave, Fidel Ylli kritikoi ashpër presidentët e klubeve të futbollit të cilët nuk pranojnë të bisedojnë me të, por me kryeministrin Rama.
Në një lidhje direkte me emisionin “Sport News” në “News 24”, deputeti socialist shtoi se është ngritur një grup pune i posaçëm nga qeveria për të zgjidhur problemet e futbollit dhe sportit shqiptar. Ai theksoi se klubet duhet të bisedojnë me institucionet dhe grupin e punës, jo me kryeministrin, sepse ai ka vetëm fjalën e fundit.
Në fund, Ylli bëri me dije se kjo çështje e bojkotimit të kampionatit po përdoret politikisht nga vetë klubet e futbollit shqiptar, sepse sipas tij kanë ndërhyrë dhe kryetarë të bashkive të djathta.
“Jam një zë i fuqishëm në parlament. Në 8 vite qeveria jonë ka bërë për sportin sa për 100 vite sport në Shqipëri. Janë votuar ligje, janë realizuar shumë projekte.
Unë kam mendimin tim, s’dua të flas para kohe dhe të përmend emra. Ne kemi filluar diskutimet në komison, se Liga Profesioniste nuk erdhi. Keni parë foton e negociatave. Ka qenë shumë përgjegjshëm kryeministri. Në mbledhje ka qenë Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë, kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, ne tregojmë që kemi dëshirën e mirë për të negociuar, këta refuzojnë.
Kryeministri s’mund të bëjë biseda me ta pa four me grupin e punës. Se i bie pastaj të mos ketë as ministra, grupe pune, as institucione etj. Jemi shtet. I bie të negociojnë me radhë naftëtarët e shumë të tjerë me kryeministrin. Nëse veprojmë kështu, vendi merr të tatëpjetën. Kryeministri ka një përgjegjësi të madhe. Jemi në një periudhë ku kemi pandemi virusi, kaluam tërmetin. Shumë biznese I kanë nxjerrë rrugëve punonjësit e tyre. Ky shtet i përgjegjshëm ka krijuar grup pune për t’i dhënë zgjidhje problemeve. Ne negociojmë, por kryeministri vendos në fund.
Në momentin që kanë bërë kërkesën, pavarësisht se kryeministri ka qenë i zënë, gjeti kohë dhe më ftoi në zyrë, ku folëm për një orë ditën e premte. Nuk folëm për ligën unike të basketbollit, por dhe për problemin e sportit. Sportet tona janë me borderotë e kohës së Enver Hoxhës dhe Adil Çarçanit. Jemi me bashki që janë pronare klubesh. S’ka bashki në botë që të jenëpronare klubesh.
Duhet të vijë momenti për miratimin e ligjeve të reja. Është bërë ligji i dhunës, sponsorizimeve. E kemi seriozisht që të bëjmë ndryshime ekstreme në futbollin shqiptar që lojtarët të mos lëngojnë më për lëmoshë. Prej vitesh, stadiumet i kemi bosh.
Këto biseda bëhen në tavolinë, të mos kenë frikë të vijnë dhe të ulen në tavolinë. Nuk ka gjë që nuk zgjidhet nëse ulemi në tavolinë. Sikru çerek mundësie të ketë për zgjidhje, treçerek do ta bëjë qeveria.
Në momentin që kam bërë njoftimin se jam negociator, më ka marrë në telefon kryetari i Ligës Profesioniste Edvin Libohova. Më tha se i bëhej që isha caktuar unë si negociator sepse jam njeri i sportit.I thashë takohemi ku të duash ti. Më tha të shkojmë te stadium ‘Air Albania’. I thashë shkojmë ku të duam, por ne emi sallë, ministra, këshilltarë, hajde ulemi atje dhe të bisedojmë.
Të gjithë jemi të dëshiruar që futbolli të nisë. Nuk më shqetësojnë protestat dhe grevat, jemi vend demokratit. Sepse janë ndeshjet kualifikuese dhe liga ka patur rezultate të shkëlqyera. Jam i detyruar të thërrasë të takohemi nesër. Nuk është kryeministri Zeusi mbi tokë. Vendi ka institucione, kryeministri vendos në fund.
4 kërkesat – Jemi në bisedime për pikat se ku duhet të shtrëngohemi, etj. Nuk jam i autorizuar të flasë në emër të anëtarëve të tjerë, kur të mbarojë punë ky komision, atëherë do të tregojmë se çfarë kemi vendosur. Kem sot takim në 7 të darkës dhe do punojmë deri vonë. Do t’ia çojmë kryeministrit. Ne po bëjmë detyrën me shumë përgjegjës. Këta bëjnë si Moza Llastica, ‘kam topin unë dhe penalltinë ta gjuaj unë’. U them të mos e politizojnë çështjen. Se kam informacione që janë ndarë e përçarë nga brenda. Sepse aty ka kryetarë bashkish të djathta. U them të mendoni për sportin dhe sportitstë. Mos e futni sportin në kanale që nuk dihen. I zgjidhim që nesër po mundemi. Me ligjet financiare që do të kalojnë në parlament, do të shikoni që sporti do të ketë ndryshime madhore”, u shpreh negociatori i qeverisë me klubet e Kategorisë Superiore Fidel Ylli.

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al