Real Madrid duhet të përmbysë humbjen 2-1 ndaj Bayernit në Champions League. Ish-lojtari i Los Blancos, Luis Figo ka bërë analizën e tij para sfidës së kthimit.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Është e vështirë të rikthehesh pas një rezultati 1-2, por nëse ka një skuadër me madhështinë dhe cilësinë për ta bërë këtë, është Real Madridi”.
Pavarësisht rezultatit të pafavorshëm në Bernabeu dhe duke parë historinë e këtij turneu, besoj se mund të arrijmë në gjysmëfinale”.
Efikasiteti është jetik, sidomos në një ndeshje të tillë. Është transfertë dhe jemi në disavantazh. Nëse Vinicius dhe Mbappe janë vendimtarë, gjithçka bëhet më e lehtë. Gjëja kryesore është të kontrollojmë potencialin ofensiv të Bayernit. Duhet të shmangim humbjet e topit dhe të marrim kontrollin e lojës sa më shpejt”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








