Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes Selin, Rogertit dhe Mirit, pas zhvillimeve të fundit në ‘prime’-in e së mërkurës, ku nëna e banores i kërkoi publikisht të lërë garën në mes.
Tensionet mes tyre janë rritur ndjeshëm, teksa Rogerti dhe Miri, të cilët njihen si aleatë në lojë, kanë vënë në dyshim rrugëtimin e Selin drejt finales. Sipas tyre, situata e krijuar gjatë spektaklit i ka dhënë një avantazh të padrejtë banores.
“Dhuratë të bërë nga Brikena (finalja). Nuk e ndihmon ajo situatë (kërkesa nga e ëma për t’u larguar nga loja) për 120 ditët e këtij BBV. U pa karta e mirësisë që përdori Brikena dhe justifikimet e atij momenti në atë prime. E ka ndihmuar për të shkuar në BBV, por për ta fituar, nuk fitohet me një moment, por me 120 ditë,” u shpreh Miri.
Nga ana tjetër, Rogerti u ndal te marrëdhënia e Selin me familjen, duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj tyre. Ai theksoi se qëndrimi i saj bie ndesh me deklaratat që ka bërë më parë.
“Selin, kur e shohim si lojtare para se të hyja brenda, problemi i saj dhe i familjes së saj është respekti dhe disrespekti. I erdhi kunati, vëllai, unë dhe nëna dhe nuk i dëgjoi. Selin e ka treguar dhe bie në kontradiktë me ato që tha: ‘Fjalët e familjes sime janë urdhër për mua’.”









