• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Finalja e parakohshme Real-PSG, Mbappe sfidon të kaluarën, madrilenët i drejtohen La Liga-s

08/07/2025
Finalja e parakohshme Real-PSG, Mbappe sfidon të kaluarën, madrilenët i drejtohen La Liga-s

Real Madrid-PSG do të jetë padyshim finalja e parakohshme e Botërorit për Klube, duke qenë se të mërkurën në New York do të vihen përballë dy skuadrat pretendete për ngritjen lart të trofeut. Nga njëra anë kampionia e Evropës PSG, që edhe ndaj Bayern tregoi se vijon sezonin shpërthyes me ekipin e Luis Enriques që nuk po njeh rival dhe nga ana tjetër Reali i Xabi Alonsos. Megjithëse është ende herët për ta quajtur të tillë, duke qenë se tekniku spanjoll ka shumë pak javë që është në krye të mbretërorëve, skuadra e Real Madrid mbetet gjithnjë një emër i madh i futbollit botëror, një skuadër që është në gjendje të mposht këdo e në çdo kohë.

Por një sfidë brenda sfidë do të jetë padyshim takimi me të kaluarën e tij nga sulmuesi francez Kylian Mbappe. 7 sezone tek parizienët janë mjaftueshëm për ti dhënë një peshë të fortë emocionale Mbappes teksa do të sfidojë ish skuadrën e tij për herë të parë.

Së fundmi mësohet se Kylian Mbappé ka tërhequr padinë penale për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi ndaj ish-klubit të tij, PSG, të paraqitur më 16 maj. Sipas L’Équipe, lojtari i Real Madrid ka vendosur të ulë tensionet ligjore për t’u fokusuar te futbolli. Megjithatë, ai vazhdon procesin në gjykatën e punës në Francë, ku kërkon rreth 55 milionë euro nga PSG për paga dhe bonuse të papaguara. Marrëdhëniet mes palëve janë tashmë dukshëm të përmirësuara

Ndërkohë Real Madridi, megjithëse ka mbërritur deri në gjysmëfinale të Botërorit për Klube po mendon për sezonin e ardhshëm. Në veçanti, klubi i Florentino Perez i ka kërkuar federatës spanjolle të shtyjë ndeshjen e tij të parë në La Liga 2025/2026 kundër Osasunës. Java e parë e kampionatit spanjoll është planifikuar për datat 16 dhe 17 gusht, me ndeshjen Real Madrid – Osasuna që ishte caktuar fillimisht për të martën më 19 gusht, pikërisht për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube. Por kjo nuk mjafton: tani “Los Blancos” kanë kërkuar që ajo të shtyhet madje deri në tetor, në mënyrë që të kenë një javë shtesë pushimi pas lodhjeve të turneut në Amerikë.Pritet shumë shpejtë të mësohet edhe se cila do të jetë përgjigja e federatës spanjolle.

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al