Ditën e djeshme në qytetin e Sarandës është çelur ndërrmrja e re sociale e artizanatit, një projekt për gratë e dhunuara, që ka mbeshtetjen e BE.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, së bashku me kryetarin e Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma.
Përmes një njoftimi, Gurma premtoi mbështetje për këto vajza dhe gra nga ana e Bashkisë, si dhe aksesimin e tyre pa asnjë pagesë edhe në Tregun Bashkiak të Suvenireve gjatë sezonit veror.
“Sot në një ditë të veçantë për profilin social të Bashkisë së Sarandës,rrjetit ekzistues të institucioneve tona që ofrojnë shërbime të karakterit social, iu shtua ndërmarrja sociale e artizanatit, një projekt për gratë e dhunuara,që ka mbeshtetjen e BE.
Kisha kënaqësinë të isha i pranishëm në promovimin e saj së bashku me Ambasadorin e BE,zotin Soreca,zonjën Rovena Voda, Zëvendësministre e Brendshme,përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ,si dhe nga shoqëria civile.
Tetë vajza dhe gra sarandiote që kanë patur histori dhunimi përfshihen në këtë ndërmarrje sociale, me punimet artizanale të realizuara prej tyre,duke lënë prapa të kaluarën dhe duke parë të sotmen dhe të ardhmen tek riintegrimi i tyre ne shoqëri.
Premtova mbështetje pa kufi për këto vajza dhe gra nga ana e Bashkisë,si dhe aksesimin e tyre pa asnjë pagesë edhe në Tregun Bashkiak të Suvenireve gjatë sezonit veror.
Ecim përpara për të ofruar klimë dhe kushte për integrim të shpejtë e të sigurtë,duke dhënë një mesazh të fortë kundër dhunës dhe diskriminimit”, shkruan Gurma.










