• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Firmoset marrëveshja, Erdogan do të ndërtojë 500 shtëpi të reja në Laç

11/01/2020
Firmoset marrëveshja, Erdogan do të ndërtojë 500 shtëpi të reja në Laç

Është firmosur sot marrëveshja për ndërtimin e 500 apartamenteve të reja, premtuar nga qeveria e Turqisë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryeministri Edi Rama priti sot ministrin turk Murat Kurum dhe ne nje konference te perbashket, shefi i qeverise shqiptare tha se keto banesa te reja me porosi te Presidentit Erdogan do te ndetohen ne Lac.

“Si dhe është bërë e ditur dje gjatë një konference për shtyp tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në fazën e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të presidentit Erdogan në zonën e Laçit që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur. Ky është zëvendësimi i godina të rrënuara dhe do të jetë një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane. Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturën. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull. E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin dhe gjithë delegacionin që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësues të specializuar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi”, tha Rama.

“Ju kam sjellë përshëndetjet e përzemërta të Presidentit Erdogan. Ne i ndodhemi sa më pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Ekipet tona erdhën dhe bënë përpjekje për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Ekipet tona kanë verifikuar në terren 600 njësi dhe kemi ofruar ndihma të veçanta. Më pas presidenti Erdogan dha porosi për të ndërtuar 500 banesa të reja. Jemi këtu në kuadër të këtij procesi dhe deri në fund të Janarit autoritetet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do të bëhet ndërtimi. Do të jetë një lagje shembullore, dhe ndërtimi do të përshtatet me arkitekturën dhe traditën shqiptare. Ne do firmosim protokollin e parë për realizimin e këtij projekti dhe jemi të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë edhe në çështje të tjera. Ato që ne kemi bërë deri tani do vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve”, tha ministri turk.

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U përjashtua pas komentit ndaj Juelës, Greta i kërkon falje

U përjashtua pas komentit ndaj Juelës, Greta i kërkon falje

15/03/2026
E nisi te Tirana, Partizani gjen zëvendësuesin e Alban Hoxhës

E nisi te Tirana, Partizani gjen zëvendësuesin e Alban Hoxhës

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al