• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fiskalizimi/Tatimet: Ja si duhet të veprojmë bizneset që ndodhen në zona pa mbulim të përhershëm interneti

28/01/2021
Fiskalizimi/Tatimet: Ja si duhet të veprojmë bizneset që ndodhen në zona pa mbulim të përhershëm interneti

Për të gjithë bizneset që operojnë në zona pa mbulim interneti administrata tatimore sqaron procedurat që duhet të ndjekin para lëshimit të faturave tatimore. Sipas tatimeve këto subjekte duhet të njoftojnë 24 orë para nisjes të lëshimit të faturave zyrën rajonale të tatimeve.
Nëse mungesa e përhershme e internetit vërtetohet edhe nga AKP, për këtë biznes lëshohet konfirmimi për 1 vit për pamundësinë e përdorimit të platformës elektronike të lëshimit të faturave.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për këto subjekte bën këtë sqarim:
Ligji Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, i fillon efektet sipas fashave si vijon: për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021; për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021; për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.

Për të gjithë tatimpaguesit subjekte të këtij ligji, që operojnë në zona pa mbulim interneti, procedura që ndiqet është si vijon: Tatimpaguesi që operon në një zone pa mbulim internet duhet të njoftojë administratën tatimore për pamundësinë e krijimit të një lidhje elektronike (internet) për shkëmbimin e të dhënave me sistemin e informacionit të administratës tatimore në vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit të vendosura në zonë pa lidhje të përhershme në internet.

Para njoftimit, tatimpaguesi që lëshon fatura duhet të kontrollojë disponueshmërinë e shërbimit të hyrjes në internet për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit në të cilin ai kryen veprimtarinë ose një pjesë të veprimtarisë.

Njoftimi do të bëhet përmes platformës qendrore të faturave ose nëse tatimpaguesi që lëshon fatura nuk mund të hyjë në atë platformë, përmes formularit “Informacione për vendin e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit”, që do të dorëzohet në zyrën vendore përgjegjëse të administratës tatimore, sipas vendit për ushtrimin e veprimtarisë së biznesit ose vendbanimit të tij, të paktën 24 orë para fillimit të lëshimit të faturave në atë vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit. Administrata tatimore nga ana e saj do të bëjë verifikimin e saktësisë së pretendimeve bazuar në të dhënat zyrtare të përcjella nga AKEP.

Nëse konfirmohen pretendimet e tatimpaguesit se ne zonën ku ai operon nuk ka mbulim internet, Administrata tatimore lëshon një konfirmim në formë elektronike, i cili do të ruhet në platformën qendrore të faturave në llogarinë personale të tatimpaguesit dhe me kërkesën e tij/saj të dërguar në postën elektronike të tij/saj, të deklaruar në formularin e aplikimit, me një periudhë vlefshmërie prej një viti. Pas një viti, tatimpaguesi duhet të përsërisë procedurën e njoftimit.

Në këto raste, procedura e fiskalizimit te faturave bëhet sipas parashikimeve të nenit 31, të 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar dhe nenit 34, të Udhëzimit nr. 16,datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit”./Monitor

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al