• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fitoi me Lushnjen në Gjirokastër, trajneri Lika nuk është sërish i kënaqur me sulmin. Ja çfarë thotë

01/04/2018
Fitoi me Lushnjen në Gjirokastër, trajneri Lika nuk është sërish i kënaqur me sulmin. Ja çfarë thotë

Luftëtari e ka fituar ndeshjen ndaj Lushnjes me rezultatin 2-0. Pavarësisht rezultatit të arritur, ekipi i Likës ka vuajtur paksa në këtë ndeshje, të cilën nuk e ka zgjidhur aq lehtë sa pritej fillimisht.  Në një intervistë për “Supersport”, Lika e ka theksuar këtë fakt, duke u shprehur se ndeshja ndaj Lushnjes nuk ishte aspak e lehtë, ndërsa bluzinjtë vazhdojnë të kenë të njëjtin problem, atë të konkretizimit.

“Problemi qëndron se të gjithë thonë se është e thjeshtë ndaj Lushnjes, por ne e pamë se ishte e vështirë kjo ndeshje, pasi nuk arritëm të shënonim dot një gol të dytë me lehtësi.

Jemi shpërblyer nga një kundërsulm në momentin e fundit. Tashmë do të konsiderojmë të gjithë njëlloj kundërshtarët e Superiores. E nisëm pjesën e parë në mënyrën e duhur dhe kundërshtari u mundua të mbyllej sa më mirë mbrapa. Kemi shpërdoruar shumë raste dhe kjo na ndodhi edhe sot. Objektivi i parë ishte t’i largoheshim fundit të tabelës, por me këto rezultate të arritura, na rriten pretendimet edhe për më lartë. Tashmë duhet të mendojmë për çdo kundërshtar dhe duhet të jemi më prodhues në aspektin sulmues, për të realizuar sa më tepër gola.

Në pjesën më të madhe të lojës kemi qenë të qetë, por me kalimin e minutave situata vështirësohet. Nuk duhet të harrojmë se ndaj Lushnjes kemi aktivizuar thuajse të gjithë futbollistët. Nxitimi në pasin e fundit na krijon këto probleme që na vendos në vështirësi”, është shprehur Lika.

Related Posts

Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS
Sport

Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS

10/04/2026
Futbolli polak në zi! Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar
Sport

Futbolli polak në zi! Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar

10/04/2026
Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë
Sport

Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë

10/04/2026
Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern
Sport

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

10/04/2026
NBA/ Rikthim te fitorja, Lakers mund Golden State, New York “thyen” Boston
Sport

NBA/ Rikthim te fitorja, Lakers mund Golden State, New York “thyen” Boston

10/04/2026
FOTO/ Lewandowski i ofrohet Milan, Igli Tare vihet në lëvizje
Sport

FOTO/ Lewandowski i ofrohet Milan, Igli Tare vihet në lëvizje

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS

Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS

10/04/2026
Mes shëndetit të rënduar dhe konflikteve familjare, flet İbrahim Tatlıses: Nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar dhe konflikteve familjare, flet İbrahim Tatlıses: Nuk e fal

10/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al