Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë, pasi është rizgjedhur për të qenë për herë të tretë Kryetari i Partisë Demokratike.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha ka falënderuar të gjithë demokratët për mbështetjen e jazhtëzakonshme.
“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë.”
Me 32 mijë e 882 vota Lulzim Basha është certifikuar për një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike. Procesi zgjedhor për kreun e selisë blu, është zhvilluar mes debateve ku rivalët e kanë akuzuar Bashën për garë të pa drejtë dhe manipulime.