Vllaznia ka mundur 2-1 Elbasanin në ndeshjen e Superiores. Balaj realizoi në minutën e 24-të, duke dërguar në festë tifozërinë shkodrane. Elbasani vendosi ekuilibrat me Boye, në minutën e 80-të.
Dodaj i dhuroi 3 pikë ekipit të Martinit, me golin e tij në të 90-tën. Vllaznia kryeson me 48 pikë, 5 më shumë se Egnatia.
Në sfidat e tjera të luajtura sot, Dinamo-Flamurtari përfundoi 1-1, ndërsa Partizani-Tirana u mbyll 2-0.
Takimet ishin të vlefshme për javën e 24-t.








