Bashkia Dropull ka disa kohë që po përpiqet të prokurojë blerjen e një mjeti vetëshkarkues për nevojat e saj. Fondi limit është rreth 25 milionë lekë të vjetra. Por së fundi pas shpalljes së fituesit, bashkia njofton anullimin e lidhjes së kontratës. Shkak sipas saj është bërë fakti që fituesi ka dorëzuar mjetin pa specifikimet teknike të kërkuara. Pra, tjetër mjet kërkonte bashkia, tjetër i ka dërguar kompania fituese “Zeqiri shpk”. Po kështu as ofertuesi i renditur i dyti nuk mund të shpallet fitues pasi “diferenca e ofertës së tij me fituesin e parë është më e madhe se 2% e vlerës së fondit limit”. ©argjiroja.net