• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fjala e Enverit në Byro: Në Finiq, sekretari i partisë dhe kryetari i kooperativës, vanë të hiqnin ikonat e kishës, por u mblodhnë 40 gra dhe i rrahën

17/04/2020
Fjala e Enverit në Byro: Në Finiq, sekretari i partisë dhe kryetari i kooperativës, vanë të hiqnin ikonat e kishës, por u mblodhnë 40 gra dhe i rrahën

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që i përket vitit 1967 dhe bën fjalë mbi një mbledhje të sekretariatit, apo takim ditor të Enver Hoxhës me sekretarët e Komitetit Qëndror ku ai ka marrë në analizë dhe ka diskutuar me të lidhur me problemet e mëdha që kishin dalë në disa rrethe të ndryshme të vëndit, si në Elbasan, Dibër, Sarandë etj., ku popullsia fshatare e atyre zonave kishte kundërshtuar, duke reaguar me forcë ndaj fushatës që kishin ndërrmarrë komitetet e partive dhe ato ekzekutive të atyre rretheve, për prishjen e objekteve të kulitit, si kishat, xhamijat, manastiret, teqetë, tyrbet etj.

Gjë e cila kishte ardhur pas direktivave që iu kishte dërguar më parë Komiteti Qëndror i PPSH-së, pas vendimit të Byrosë Politike dhe fjalës që kishte mbajtur personalisht Enver Hoxha aty, e që u bë publike në gazetën “Zëri i Popullit” më datën 7 shkurt të atij viti, ku ai ngrinte me të madhe “luftën ndaj zakoneve prapanike” dhe “masave që duheshin marrë për ç’rrënjosjen dhe zhdukjen e besimeve fetare”.

Nga Dashnor Kaloçi

Vendimi që kishte ndërmarrë udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye Enver Hoxhën në vitet 1965-’66-të për zhdukjen e besimeve fetare, ndalimin me ligj të fesë dhe prishjen e objekteve të ndryshme të kultit, si kisha, xhamija, manastire, teqe, tyrbe, etj., gjë e cila u sanksionua pas fjalës së Enver Hoxhës në Byronë Politikë që u bë publike në gazetën “Zëri i Popullit” të datës 7 shkurt të vitit 1967-të, pati mjaft reagime dhe kundërshtime të shumta, jo vetëm nga ana e klerikëve të ndryshëm, por edhe nga besimtarë të shumtë. Në atë kohë në adresë të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht të Enver Hoxhës, u dërguan letra dhe telegrame të shumta, ku klerikë të ndryshëm si dhe besimtarë të shumtë, herë duke dalë hapur me emra apo dhe anonimë, i bënin me dije për atë që po ndodhte dhe kërkonin që të ndërpritej ajo fushatë që kishte filluar ndaj besimeve fetare, ku komitetet e partive dhe ato ekzekutive të rretheve, ishin vënë “në garë”, se kush i zbatonte më mirë dhe më shpejt, direktivat e Partisë në luftën kundër fesë.

Mirpo kjo gjë, pra reagimi ndaj fushatës që kishte filluar me luftën ndaj fesë, jo vetëm nuk e stepi udhëheqjen e lartë të PPSH-së, dhe personalisht Enver Hoxhë, por përkundrazi, i nxiti ata më shumë, duke e çuar atë luftë edhe me masa represive, siç ishte arrestimi i disa klerikëve katolikë kryesisht në Shkodër, Lezhë, Pukë, Tiranë, etj., apo dhe demaskimi publik i tyre kudo ku ata ndodheshin.

Por, duke qenë se edhe këto masa nuk po jepnin rezultatet e duhura, ndryshe nga fjala e tij që u bë publike më datën 7 shkurt të atij viti në gazetën “Zëri i Popullit”, ku Enver Hoxha fliste “për zhdukjen e zakoneve prapanike me punë bindëse dhe edukative”, madje duke u kamufluar dhe e paraqitur atë si një nisiativë të organizatave të rinisë (siç ishte shkolla e mesme, “Naim Frashëri” në Durrës), më datën 27 shkurt, ai iu dërgoi një letër të gjatë me siglën “Tepër sekret”, të gjithë komiteteve të partisë së rretheve, ku jepte direktiva dhe sqaronte me detaje dhe hollësi si duhej ndërmarrë lufta kundër fesë dhe prishja e objekteve fetare, duke dalë hapur se ato “do i  rrafshonin nga faqja e dheut”.

Të gjitha këto masa represive që ndërrmori asokohe udhëheqja e lartë e PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxha, duke vënë në lëvizje edhe organet e Diktaturës së Proletariatit (Sigurimin e Shtetit, Ministrinë e Brendëshme etj), situata vazhdoi të agravohej dhe pas reagimeve të shumta pothuaj në të gjithë vëndin, në disa rrethe, si në Peshkopi, Mat, Tiranë, Elbasan, Sarandë etj., pati konfrontime fizike ndërmjet besimtarëve të ndryshëm dhe “shokëve të partisë e rinisë” që kishin shkuar për të prishur objektet e kultit, si kisha, xhamjia, manastire, teqe, tyrbe, etj.

Kjo situatë disi e papritur që po precipitonte gjithnjë e më shumë, duket se shqetësoi edhe shumë Enver Hoxhën, i cili për t’i paraprirë apo parandaluar ndonjë reaksioni në masë, mbajti disa takime pune ditore me sekretarët e Komitetit Qëndror të PPSH-së, si dhe me sekretarët e komiteteve të partive dhe ato ekzekutive të rretheve, duke dhënë udhëzimet dhe orientimet e rastit, për gjithçka që po ndodhte në të gjithë vëndin, si dhe “masat që duheshin marrë me punë bindëse e politike dhe jo me forcë e masa administrative, pasi ajo gjë nuk ishte punë ditësh, por vitesh…”!

Lidhur me këtë, bën fjalë dhe ky dokument arkivor që po publikohet nga Memorie.al në këtë shkrim, ku Enver Hoxha, flet dhe diskuton me sekretarët e Komitetit Qëndror të PPSH-së, lidhur me disa situata “të pakëndëshme” që kishin ndodhur në disa rrethe të vëndit, si Elbasan dhe Sarandë, ku besimtarë të ndryshëm kishin goditur “shokët e Partisë”, kur ata kishin shkuar për të prishur objektet e kultit.

Takimi i Enver Hoxhës me sekretarët e Komitetit Qëndror të PPSH-së

–Çështja e kishës dhe e xhamive

Me gjithë udhëzimet e shumta që u janë dhënë rretheve, gjatë gjithë këtij muaji, për çështjen delikate të besimit në popull, shumë rrethe vazhdojnë ta marrin lehtë këtë problem dhe të veprojnë “në garë” e në mënyrë administrative, për prishjen e kishave dhe xhamive nga disa fshtara të Elbasanit, më kanë ardhur letra, në Mallëngjesh, shokët e vëndit janë rrahur nga besimtarët.

Udhëheqja e rrehtit këtë mëndjelehtësi, ja u ngarkon ndonjë provokatori dhe nuk eshef punën më thellë, në mungesë të punës politike të saj. Në disa fshatra të Dibrës ku ka fanatizmë, më thonë se fshatarët thonë xhaminë ta bëjmë depo, por minaren të mos e rërzojmë. Shokët sekretarë dhe që nuk bëjnë një punë politike të dëndur, kanë frikë të mos e prishin minaren “se mos mbeten pas” nuk durojnë 10 muaj, kurse kemi duaruar 14 shekuj. Nuk mendojmë, se deri sa xhaminë e kemi bërë depo, 3/4 e rezistencës i kemi thyer, mbetet 1/3 e anës material, që mund ta zhdukim nesër, por shokët harrojnë kryesoren, se xhaminë mund ta zhdukin shpejt, por besimin se zhdukin dot as menjëherë, dhe as me dekrete, por me bindje dhe me punë politike dhe ideollogjike intensive, dhe të vazhdueshme. Në minoritetin grek në Jug, natyrsiht çështja e fesë është akute. Mendova se shokët e rrethit, do të kishin mirë parasysh vetë këtë çështje delikate, sidomos atje.

Sidoqoftë më ra nëdërmënd, t’i lajmëroj njëherë, shokët e Gjirokastrës, mund t’i “rrëmbejë entuziazmi”. Por arriti vonë këshillimi im, ata e kishin mbaru punën me kishat dhe me priftërinjtë.

Sot më lajmërojnë se në Finiq të Sarandës, sekretari i partisë dhe kryetari i kooperativës vanë vetë të hiqnin ikonat e kishës, dhe gratë kundërshtuan dhe i goditën, filluan 2-3 gra, por në fund u bënë 40 gra.

Sa keq, dhe prapë sekretari i komitetit të partisë të rrethit që na lajmëron, na thotë si pa gjë të keq se kjo është vepër e ndonjë provokatori.

Provokator ka patjetër, po 40 gratë s’janë provokatore, dhe një provokator kur arrin të vërtitij fshatin, kjo do të thotë, se jo vetëm çështja e besimit është një gjë e thëllë, por Partija atje nuk zotëron gjëndjen.

Prandaj, duhet absolutisht, të jepen udhëzime të reja, të dërgohen poshtë shokë, t’i sqarojnë, të mos bien në konflikte me popullin, ta bindin, të punojnë me të me durim, me durim, pse kjo punë nuk është një punë dite dhe muaji, por vite dhe vite të tëra.

T’ja u shpjegojmë problemet, t’u marrim krahët, të konsolidojmë sukseset e arritura në këto çështje dhe të ecim me kujdes, këtu nuk është çështje kohe dhe shpejtësie, këtu është çështje ç’rrënjosje, të këqijavet, dhe thellimit të revolucionit.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al