• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamur Golemi i përgjigjet Vangjel Tavos: Gaztor i tubave të llastikut, tokave të zaptuara në Valare e faturave për nektarinë dhe kripë i Luftëtarit

05/10/2020
Nepotizmi në Bashkinë Gjirokastër, Golemi ‘nxjerr të palarat’ e Zamira Ramit: Ndërmarrja Komunale kishte PR të vetin. Burrat që mund të marrin leje lindje s’i shmangen dot përgjegjësive

Nga Flamur Golemi

“Dezertori oncall” Tavo sulmon projektet e zhvillimit për Gjirokastrën

Në një deklaratë, i nxitur nga urrejtja për investimin madhor të Bypass-it të zonës muzeale të Gjirokastrës, “dezertori oncall” ,më akuzon mua për show në zbatimin e këtij investimi madhor për qytetin.  Sa i dobishëm është ky projekt si edhe ai i parkingut në sheshin e Çerçizit, e tregon interesimi i vazhdueshëm i vetë banorëve, pa dallime politike, të cilët kanë qenë të dëshiruar për nisjen sa më shpejt të punimeve, dhe të cilëve unë dhe qeveria Rama u shërbejmë njësoj pa dallime.

Ju “gaztori” i tubave te llastikut, i mbuluar nga urrejtja për konkretizimin e këtij projekti që tashmë ka marrë edhe financimin nga buxheti i shtetit, sulmoni edhe projektin edhe aktivitetin që u organizua në Odeonin e gurtë, për prezantimin e tij.  Zoti Tavo, nuk po t’a deformoj llagapin, të ta beja “Tava”, sikurse ta deformonte, miku i sotëm dhe armiku yt i djeshëm Sali Berisha. Pjesmarrja e komunitetit për ne ishte ajo që prisnim, banorë të interesuar për këtë investim ashtu si për gjithë ardhmërinë e Gjirokastrës.

Po ju dhe shpurra juaj pse munguat ? Mund të ishit aty, për një debat qytetar jashtë këtyre “deklaratave nga llogoret” që ju jeni mësuar ti bëni për 24 vjet me radhë. Ti dhe LSI që përfaqëson në Gjirokastër, jeni në buzë të greminës dhe harresës politike dhe historike. Që je i lodhur, i pashpresë dhe i konsumuar, kjo duket qartë në ato që shkruan. Ju zoti humbes na citoni ironikisht për zgjidhjen që do ti japë ai trafikut të automjeteve në zonën muzeale. Nga njëra anë bëni shumë mirë që edhe ju padashur bëheni mbështetës i tij.  Dhe më lejoni t’ju korrigjoj për dezinformimin që bëni zoti ish-deputet: projekti i bypass-it nuk kalon në Qendrën Historike të Gjirokastrës!

Meqenëse nuk denjuat të vinit e të kontribuonit me “kritikat” tuaja, më lejoni t’iu informoj se zbatimi i këtij projekti do të zgjidhë përfundimisht kaosin e trafikut, madje edhe rrezikun e rrëshqitjeve të tokës në atë zonë, për të cilën ju nuk keni patur asnjë interesim dhe as bashkia që drejtonte deri dje forca juaj politike.
Zoti doktor i ngelur në tentative, të jeni i sigurt, se investimet për ndërtimin e bypass-it dhe të parkingut në sheshin e Çerçizit do të nisin brenda vitit. Ne kemi projektet, mbështetjen e partnerëve, financimin e buxhetit të qeverisë dhe mbështetjen e të gjithë banorëve të Gjirokastrës. Z. Wuhan Tavo ishit sërish ju që fillimisht sulmuat edhe projektin madhor të ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Ndërsa tashmë kilometrat e asfaltit shtrohen në të dhe ajo rrugë është drejt përfundimit, por ju nuk e zini më në gojë. Ju siguroj se një heshtje e tillë do t’ju mbulojë edhe në punimet për Bypass-in dhe parkingun në sheshin e Çerçizit, apo edhe për projektet e tjera të zhvillimit që do të vazhdojnë të zbatohen në Gjirokastër.
Vangjel, ju më drejtoheni mua për transparencën e projektit.  Unë dhe deputetët e Partisë Socialiste e bëmë publike përpara qytetarëve, siç kemi bërë për çdo projekt, por ju nuk keni patur vesh për të dëgjuar.
Por ju garantoj, që gjithmonë, me të njëjtën transparencë, do t’ua jap përgjigjen edhe për begatinë e tokave të zaptuara në Valare si dhe për faturat me toneleta nektarinë e kripë në SK Luftëtari. Tani, më mirë hesht, sesa të bëhesh gazi i botës !

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit

“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit

17/12/2025
“Raphinha luan basketboll?”, partnerja e sulmuesit shfryn pas ceremonisë së FIFA-s

“Raphinha luan basketboll?”, partnerja e sulmuesit shfryn pas ceremonisë së FIFA-s

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al