• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamur Golemi mesazh prekës për “Bebushin”: Pasioni i tij për Luftëtarin le të shërbejë si amanet për të ringritur klubin aty ku e meriton

03/09/2021
Flamur Golemi mesazh prekës për “Bebushin”: Pasioni i tij për Luftëtarin le të shërbejë si amanet për të ringritur klubin aty ku e meriton

Nga Flamur Golemi

Takimin e fundit me Mustafa Hysin para pak ditësh e kam ende në kujtesë. Në gjithçka folëm pas çdo fjale të tij kuptoja entuziazmin e madh për ringritjen e klubit të Luftëtarit dhe ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, aty ku e meriton. Por për dreq vdekja vjen gjithmonë pa pyetur e jo më të marrë leje. “Bebushi” siç i thërrisnin të gjithë në Gjirokastër ishte e do të mbetet një emblemë e Luftëtarit si ish futbollist i klubit dhe trajner ndër vite. Ishte nga ata njerëz që po ta thërrisje për t’i kërkuar mendim apo për të punuar me Luftëtarin, nuk të thoshte kurrë jo. Kur je mirë të vijnë të gjithë e të afrohen, ndërsa Mustafa Hysi të gjendej aty si fjalëpakë e punëshumë edhe në ditët më të vështira. Për këtë gëzonte respektin e të gjithëve në Gjirokastër dhe jo vetëm. Le të shërbejë pasioni i tij për Luftëtarin dhe trashëgimia e madhe që la pas, si një amanet për të gjithë në, që ta ringremë klubin aty ku e meriton. E di që nuk është ky rasti për të folur shumë për futbollin e për Luftëtarin në veçanti, por zor ta ndash Mustafa Hysin nga klubi që i dedikoi gjithë jetën. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes dhe dy vajzave. Lamtumirë “Bebush”, shpirti yt u prehtë në paqe!

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al