Nga Flamur Golemi
Me pikëllim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit. Një mik i çmuar i imi dhe një klerik me kontribut të jashtëzakonshëm në ringritjen e Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, në ringjalljen e besimit dhe shërbimin me përunjësi ndaj besimtarëve.
S’i harroj kurrë bisedat me të, këshillat e tij të mençura, urtësinë si askush tjetër dhe porosinë që ai jepte vazhdimisht për të ruajtur identitetin tonë kombëtar e për të dashur më shumë Shqipërinë. Falë Baba Hekuranit, teqeja në Alipostivan është sot një vend pelegrinazhi, një oaz i qetësisë shpirtërore dhe afërsisë me Zotin.
Ngushëllime familjes së tij, miqve e bashkëpunëtorëve dhe të gjithë besimtarëve bektashinj. Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë Baba Hekurani.