• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamur Golemi për Edi Peshën: Modeli i një njeriu fisnik, një bashkëshort i përkushtuar dhe një baba i mirë për Marian dhe Tomin

25/12/2020
Flamur Golemi për Edi Peshën: Modeli i një njeriu fisnik, një bashkëshort i përkushtuar dhe një baba i mirë për Marian dhe Tomin

Nga Flamur Golemi

Nuk di nga ta nisësh e ç’të shkruash në këto raste kur në ditën e bekuar të Krishtlindjes, vdekja vjen papritur ashtu siç ajo di të vijë dhe merr pa radhë. Zakonisht kur dikush ikën nga kjo botë është bërë e udhës për të thënë gjithmonë fjalë të mira për të ndjerin, shpesh edhe për ta mbuluar me lëvdata e vlerësime që mbase nuk i ka merituar sa ishte gjallë. Nuk e di në do ta bëja ndonjëherë këtë gjë për dikë, por për Edi Peshën jo dhe jo, sepse nuk është ky rasti. Ata që e njohin më japin të drejtë dhe besojnë se këto që po them janë fjalë zemre, plotësisht të merituara dhe jashtë çdo inercie që na kap kur duhet të bëjmë një mesazh ngushëllimi.

Edi Pesha ishte modeli i një qytetari të mirë, bashkëpunëtor i shkëlqyer dhe drejtues i jashtëzakonshëm që do t’i bënte nder çdo institucioni apo skuadre politike. Kam komunikuar me të deri disa ditë më parë kur ai ishte në gjendje të fliste. Shpresuam dhe besuarm fort deri ditën e fundit, se aq shumë sa ai e deshi jetën dhe donte të rikthehej sërish në Gjirokastër e Lunxhëri, do ta fitonte betejën me virusin që sot i ndali frymën e fundit. E kotë që të mallkojmë vdekjen apo virusin sepse Edin nuk e kthejmë dot më mes nesh.

Sot e tutje duhet të mësohemi të jetojmë pa të, por të mbajmë fort kujtimet që ai la dhe modelin e një njeriu fisnik, të një bashkëshorti të përkushtuar e të një babai të mirë për Marian dhe Tomin. Edi nuk do të jetë më fizikisht mes nesh. Vetëm kaq. Por s’ka se si kjo të jetë një ndarje e përhershme. Për aq shumë sa ai na ka dhënë, do të jetë gjithmonë i pranishëm te ne, në mendjet dhe zemrat e kujtdo që e njohu dhe punoi me të qoftë dhe për pak. “Mjaft tani Flamur se e tepërove shumë, më fute në siklet”, mund të thoshte Edi nëse do të mundej ta lexonte këtë mesazh. Ai jetoi me një modesti të admirueshme deri në ditën e fundit prandaj kishte respketin e të gjithëve. Lamtumirë mik i dashur! Të qoftë dhéu i lehtë!

Related Posts

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë
Kryesore

Moti i keq godet Shqipërinë/ Paralajmërimi i IGJEUM: Priten reshje intensive dhe ngrica

14/02/2026
Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes
Kryesore

Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes

14/02/2026
Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur
Kryesore

Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur

14/02/2026
Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar
Kryesore

Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

14/02/2026
Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve
Kryesore

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

14/02/2026
E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë

14/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Moti i keq godet Shqipërinë/ Paralajmërimi i IGJEUM: Priten reshje intensive dhe ngrica

14/02/2026
VIDEO/ Interi i madh në Derbin e Italisë, një gol i Zielinskit nderon zikaltërit ndaj Juventusit

VIDEO/ Interi i madh në Derbin e Italisë, një gol i Zielinskit nderon zikaltërit ndaj Juventusit

14/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al