• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamur Golemi prish ndërtimin pa leje në zonën muzeale të Gjirokastrës. U ngrit muajt e fundit të Zamira Ramit (FOTO)

19/08/2019
Flamur Golemi prish ndërtimin pa leje në zonën muzeale të Gjirokastrës. U ngrit muajt e fundit të Zamira Ramit (FOTO)

Periudhat tranzitore të ndryshimit të pushtetit apo drejtuesve në institucionet shtetërore shqiptare janë tipike për të abuzuar me ligjin. Shumë titullarë ecin me parimin: Pas meje, le të bëhet qameti!

Kështu ka ndodhur edhe në Gjirokastër. Veç tenderave të bërë gjatë korrikut nga ish-kryebashkiakja Zamira Rami, majde një kontratë e nënshkroi një ditë para se të dilte nga zyra, ka pasur edhe një ndërtim pa leje në zonën muzeale të qytetit. Zor të mendosh se ky ndërtim pa leje i ka shpëtuar syrit të policisë bashkiake apo inspektorëve të ndërtimit, të cilët e kanë detyrë funksionale parandalimin e ndërhyrjeve pa leje.

Jemi para rastit kur ish-kryebashkiakja dhe vartësit e saj mund të kenë toleruar këtë ndërtim të paligjshëm, për punë kunetërish dhe gazetarësh të marrë me qira. Sot objekti që shihni në foto është prishur me urdhër të kryebashkiakut të ri Flamur Golemi. Punonjësit e inspektoriatit të ndërtimit dhe Policisë Bashkiake e prishën ndërtimin e paligjshëm që ishte ngritur teksa e gjithë vëmendje ishte fokusuar tek protestat e opozitës dhe 30 qershori.

Megjithatë prishja e këtij ndërtimi pa leje është gjëja më minimale që duhet të bënte me kohë Bashkia Gjirokastër. Problemi është nëse do të ketë masa edhe ndaj atyre që e kanë toleruar këtë paligjshmëri. Nuk ka kuptim që Bashkia thjesht të mjaftohet me prishjen e ndërtimit, ndërkohë që punonjësit që nuk e parandaluan të vijojnë të qetë punën e tyre.  Nëse ndërtimi nuk do të ishte lejuar që në fillim, pra nëse punonjësit do të kishin bërë detyrën, sot Bashkia s’do të paguante koston e prishjes.

©argjiroja.net 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al