Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi ka shkuar në Durrës, aty ku ndodhet edhe një pjesë e skuadrës së zjarrfikësve që po punojnë në operacionin e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tërmetit. Teksa publikon fotot, Golemi thotë se Bashkia Gjirokastër do të ofrojë ndihmën e saj në dre drejtime për këtë situatë emergjence të krijuar pas tërmetit 6.4 ballësh.
Postimi i tij i plotë në Facebook.
Në Durrës me atë pjesë të Gjirokastrës që meriton mbështetje edhe këtu në një operacion të vështirë dhe të jashtëzakonshëm kërkim-shpëtimi për njerëzit që janë nën rrënojat e tërmetit shktatërrimtar. Skuadra jonë e zjarrfikësve do të vijojë të qëndrojë këtu dhe në çdo zonë tjetër ku të jetë nevoja. Kjo furi e natyrës është një moment dramatik për të gjithë shqiptarët dhe kërkon solidaritet prej nesh. Bashkia Gjirokastër do të ofrojë të gjithë mbështetjen për ata që duan të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti. Pranë pallatit të sportit mund të paraqitet kushdo që ka dëshirë të japë ushqime, veshje apo sende të tjerë të domosdoshme duke filluar nga nesër. Nëse do të jetë nevoja, ne vëmë në dispozicion të gjithë infrastrukturën tonë akomoduese në konvikte apo ambiente të tjera për të strehuar familjet që mbetën jashtë. Po kështu në dispozicion është edhe numri i llogarisë bankare, ku mund të depozitoni aq sa ju të mundeni.
“Kontribute vullnetare, Emergjenca ” në banke te nivelit të dytë
#BankaCredins
IBAN ne ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001
IBAN ne EUR : AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003
IBAN ne USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002
#ShqipëriaSolidare #PrayForAlbania