Gazetari Telnis Skuqi, që jeton në Norvegji, ka ngritur së fundi një pretendim sipas së cilit kryebashkiaku i Gjirokastrës nuk ka përfunduar shkollën e mesme. Skuqi i referohet thjesht formularëve të dorëzuar nga Golemi në KQZ gjatë kohës kur kandidonte për deputet dhe së fundi për kryebashkiak.
Ai e sfidoi Golemin se nëse provon që ka kryer shkollën e mesme, Skuqi do të kërkojë ndjesë dhe do të largohet nga gazetaria. Ndonëse ky pretendim i paverifikuar i Skuqit u botua edhe nga disa portale, kryebashkiaku ka zgjedhur ta injorojë. I vetmi reagim i tij është në përgjigje të një komentuesi në Facebook.
Golemi fillimisht tallet me Telnis Skuqin duke thënë se s’mund ta lerë gazetarinë pa këtë ‘penë të rëndë që i mungon vetem Çmimi Pulitzer’, prandaj nuk do ta publikojë diplomën e shkollës së mesme. Më tej edhe vetë Golemi i kërkon Skuqit të thellohet me investigimin e tij, sepse ai e ka barrën e provës për të faktuar nëse ka apo jo shkollë të mesme kryebashkiaku.
Në vijim të reagimit Flamur Golemi thotë se tek formulari i parë i deklaruar në vitin 2017 ka një lapsus me vitet e shkollës së mesme. Më poshtë reagimi i tij i plotë.
©argjiroja.net
Kam frike se nese i nxjerr diplomen e shkolles se mesme, ai pastaj do te largohet nga gazetaria investigative sepse e humbet sfiden. Dhe, me beso qe nuk dua t’ja bej kete gazetarise, nuk mund ta le gazetarine pa kete ‘pene te rende’ qe i mungon vetem Cmimi Pulitzer. Ky tipi, meqe pretendon se po ben gazetari investigative, ka barren te provoje para publikut qe une sipas tij s’kam shkolle te mesme. Te investigoje, te shkoje ne gjimnazin ku une kam studiuar, te kerkoje dokumente dhe te faktoje pretendimin qe ka. Ose t’i drejtohet zyrtarisht cdo institucioni tjeter te Republikes se Shqiperise per te marre informacion. Une s’mund te bie ne batakun e ketij bicim gazetari te deshperuar nga mungesa e vemendjes .Ato dy formulare qe ai ka nxjerre nga interneti, ku ne njerin prej tyre ka nje lapsus tek deklarimi i viteve te shkolles se mesme, nuk jane dokumente qe faktojne se kam apo jo une shkolle te mesme. Ky tipi, te kishte bere shkolle sa gjysma e shkolles time, nuk do te shkruante sot brockulla te tilla duke ndotur rrjetet sociale dhe portalet me pas qe per hir te klikimeve s’kane filtra fare ne ato qe botojne. Keshtu qe keqardhje per kete tipin dhe natyrisht per ato portale qe e kane botuar shpifjen e gazetarit te mbetur ne tentative.