Gjatë bashkëbisedimit me banorë në Gjirokastër, kryeministri Rama është përballur edhe me një të panjohur. Sa drejtues me emrin Flamur ka pasur qyteti. Një sipërmarrës i njohur në sektorin e turizmit në qytet, Drago Kalemi, teksa po i shtronte nevojën kryeministrit për një ndërhyrje të zgjerimit të rrugës pranë gjimnazit “Asim Zeneli” i tha Ramës së në fakt Gjirokastra ka patur 3 drejtues me emrin Flamur.
Bashkëbisedimi
Drago Kalemi: Zoti kryeministër e kisha për tjetër. Është nisur një unazë në kohën e Flamurit të dytë.
Rama: Kush është Flamuri i dytë, ky apo ai tjetri?
Drago Kalemi: Është i treti ky
Rama: Po i pari kush është ?
Drago Kalemi: Flamur Çani
Rama: A…. se unë nuk e njihja këtë Flamur Çanin, një Flamur njihja këtu, Bimen.