Bashkia Gjirokastër ka përfunduar lotin e parë të investimit te rruga “Zeman Haska”. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar një video që tregon pamjen e rrugës sot. Investimi iu shërben rreth 2 mijë banorëve të lagjes.
“Flasim me punë, jo me llafe që i merr era 😀 Rruga “Zeman Haska” ka sot një pamje tjetër pas investimit që ne bëmë. E lënë në harresë për 20 e kusur vite duke u kthyer në një makth ditë e natë për banorët e kësaj lagje, tashmë është një realitet tjetër. Sigurisht që nuk kënaqemi me kaq, kemi ende shumë më shumë për të bërë. Më e mira është e gjitha përpara”, shprehet Golemi.









