• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flasin meteorologët, ja kur ikën vala e të nxehtit

25/06/2021
Temperatura deri në 40 gradë, ISHP apel qytetarëve: Çfarë duhet pasur kujdes

Lajda Porja, drejtuesja e Zyrës Operacionale MeteoAlb ka folur për valën e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë dhe për ditët e freskëta që pritet të vijnë në edicionin e lajmeve të Top Channel. Porja tha se epiqendra e që është goditur nga vala e të nxehtit është qarku i Elbasanit dhe Beratit, ndërsa pritet që temperaturat të zbresin në fundjavë.

“Pritet që vija bregdetare të jenë në vlerën 34 dhe 35 gradë, parashikohet një rritje e lehtë në 3 ditët e fundit të qershorit kur kemi sërish temperatura jo më lart se 37 gradë. Lajmi i mirë është që korriku do nisë me temperatura shumë më të përballueshme. Edhe gjatë korrikut pritet që të kemi valë të të nxehtit afrikan”, tha Porja.

Ndër të tjera, sqaroi se temperatura është ndjerë si 46 gradë ndonëse ka qenë 40 gradë në Tiranë. Për këtë, tha se prezenca e lagështirës ka qenë problematike në valën e këtij të nxehtit duke e bërë ajrin të papërballueshëm.

“Kjo valë ka udhëtuar nga brigjet e Egjeut drejt rajonit të Ballkanit duke thyer rekordet e temperaturave shumë të larta në Serbi, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe territori shqiptar. Këtë herë, epiqendra në Shqipëri ka qenë pikërisht në pjesën qendrore ku qarku i Elbasanit dhe Beratit kanë thyer rekorde me temperaturën më të lartë, 41.6 gradë në qytetin e Kuçovës duke pasur me Belshin dhe Cërrikun me 41.5 gradë.

E gjithë ultësira perëndimore, qoftë vija bregdetare dhe zonat e ulëta janë luhatur nga 38.5 deri në 40.5 gradë celsius. Këto masa ajrore që kanë marrë me vete rërën e Saharasë kanë kaluar mbi Mesdhe duke u mbushur me lagështirë dhe kjo ka qenë më problematikja e kësaj vale të nxehti nga prezenca e lagështirës në pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë. Edhe në kryeqytet, edhe pse është shënuar vlera 40 gradë, ne e kemi ndjerë si 46 gradë. Kjo ka bërë që të ndihet i nxehti dhe të bëhet një ajër i papërballueshëm.

Megjithatë do të thoja që rekordi në 2015, 43 gradë në qytetin e Gjirokastrës nuk është thyer ende. Kjo valë pritet që të largohet gjatë fundjavës, nga 42 gradë pritet që të jetë jo më shumë se 36 gradë në Elbasan, Cërrik, Kucovë, ku janë shënuar vlerat më ekstreme”, u shpreh Porja./ Tch

Related Posts

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al