• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet babai i kampiones shqiptare në Greqi: Elina është një shpirt shumë i madh. Kur erdhëm këtu njerëzit na kanë ndihmuar shumë

23/08/2022
Flet babai i kampiones shqiptare në Greqi: Elina është një shpirt shumë i madh. Kur erdhëm këtu njerëzit na kanë ndihmuar shumë

Elina Xhengo është sportistja me origjinë shqiptare që fitoi medalje ari në shtizë për Greqinë. Prej disa ditësh mediat greke raportojnë për suksesin e saj. Së fundi ka dhënë një intervistë edhe babai i saj, Pandeli Xhengo. Bashkë me gruan ai shkoi në Greqi në vitet ’90, aty ku lindi edhe 3 vajza, më e vogla prej tyre është pikërisht 19-vjeçarja Elina që fitoi medaljen e artë.

“Elina është një shpirt shumë i madh. Çfarë thotë ajo do ta bëjë. Jam shumë krenar për të”, shprehet babai i saj për Radio Thesaloniki.   Më tej ai tregon vështirësitë e viteve të para të qëndrimit në Greqi.

“Kishim shumë vështirësi në fillim duke filluar që nga gjuha, puna, shtëpia e të gjitha me radhë. Pavarësisht kësaj ne u përpoqëm shumë dhe njerëzit këtu na kanë ndihmuar shumë”, tregon Pandeli Xhengo.

I pyetur për ndihmën nga politika apo nga shteti përsa i përket kushteve në të cilat stërvitet vajza e tij dhe shumë të rinj të tjerë në zonën e Halkidikisë, ai nuk e fshehu aspak zhgënjimin.

“Për politikën më mirë të mos flas. Asnjëherë nuk ishte në krahun tonë. Të paktën për gjendjen ku vajzat stërviten që nuk është e përshtatshme”, thotë emigranti shqiptar që në Greqi punon si ndërtues.

Ndërkohë vëmendje të madhe në mediat greke ka marrë deklarata e Elinës, e cila është shprehur se tani që u shpall kampione përvecse do të vijojë karrierën e saj sportive, do të ndihmojë nënën që të mos punojë më. 19-vjeçarja përshkruhet nga banorët vendas dhe nga media si një vajzë e thjeshtë dhe shumë e dashur. ©argjiroja.net

Related Posts

Çmimet e ushqimeve si në BE/ Produktet nga jashtë vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë
Kryesore

Çmimet e ushqimeve si në BE/ Produktet nga jashtë vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë

07/12/2025
Luftëtari pëson humbjen e tretë radhazi
Kryesore

Luftëtari pëson humbjen e tretë radhazi

07/12/2025
Kryesore

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet

06/12/2025
Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT
Kryesore

Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

06/12/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

06/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vodhi një dyqan, shpallet në kërkim i riu nga Gjirokastra

06/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çmimet e ushqimeve si në BE/ Produktet nga jashtë vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë

Çmimet e ushqimeve si në BE/ Produktet nga jashtë vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë

07/12/2025
VIDEO/ Partizani kryeson në derbi, të kuqtë sundojnë ndaj Tiranës në 45 minuta

VIDEO/ Partizani kryeson në derbi, të kuqtë sundojnë ndaj Tiranës në 45 minuta

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al