Shqipëria është në një situatë të pazakontë për shkak të prekjes nga koronavirusi. Afërmendsh do duhet që tani të flasin më tepër specialistët dhe të heshtin politikanët. Qytetarët kanë nevojë për qetësi dhe mesazhe të sakta se si të mbrohen nga virusi i rrezikshëm. Por për fat të keq këtu nuk ndodh kështu. Opozita ka nisur revanshin kundër qeverisë, në një përpjekje të dëshpëruar për të fituar pikë në sytë e opinionit publik. Koronavirusi kolapsoi sisteme shëndetësore shumë herë më të sofistikuara sesa ky që kemi ne në Shqipëri. Përballë koronavirusit është gjunjëzuar Kina dhe Italia fqinje, jo më Shqipëria, një shtet i vogël dhe me kapacitete të kufizuara.
Korit të Lulzim Bashës dhe Tritan Shehut që vjellin vrer në një situatë kur qytetarët kanë nevojë për të tjera mesazhe, i është bashkuar edhe Dasho Aliko, kreu i PD Gjirokastër. Përmes një postimi në Facebook, Aliko analizon spitalin e Gjirokastrës, i cili sipas tij, s’ka kapacitete për koronavirusin. Ai rendit disa probleme të spitalit “Omer Nishani” dhe si zakonisht e mbyll deklaratën e tij me premtimin bajat se kur PD-ja të vijë në pushtet, Gjirokastrës do t’i rikthehet dinjiteti. Mezi presim të vijë PD-ja në pushtet që të ushqehemi të gjithë me lugë të florinjtë. Në kohën e Dasho Alikos dhe Sali Berishës spitalet shqiptare lulëzonin nga luksi dhe shërbimi i shkëlqyer. Ishallah ikën një orë e më parë Edi Rama që na solli edhe koronavirusin në Shqipëri dhe i shkatërroi spitalet fantastike që na la trashëgim Partia Demokratike.
Deklarata e Dasho Alikos
Spitalit Rajonal te Gjirokastres vetem emri i ka ngelur, pasi për nga kushtet dhe sherbimi mjekesor nuk permbush as standartet per te qene nje spital lokaliteti. Kambanat e alarmit kane rene më herët per të qe kur drejtimin e tij e mori Rilindja dhe kësisoj humbi edhe ate vlere dhe emer te mire qe trashegonte.
Spitali Rajonal “Omer Nishani” vuan sot nga mungesa e medikamenteve baze dhe nga mungesa e specialisteve qe kane “humbur” prej kohesh. Me kryesorja sot vec ketyre, eshte mungesa e nje anestezisti cka pamundeson funksionimin normal te nderhyrjeve kirurgjikale, duke e kthyer rjedhimisht kete spital vecse ne nje qender pritesish per pacientet qe vuajne semundjen dhe papergjegjshmerine totale menaxhuese te ketij institucioni.
Pra nese nje pacienti i duhet nderhyrje kirurgjikale e domosdoshme, ai duhet te udhetoje drejt Spitalit te Fierit me friken nese do te rezistoje i gjalle apo jo deri ne destinacion. Tani qe Korinoviruesi ka prekur edhe vendin tone, une kerkoj ne emer te Partise Demokratike te informohem nese jane marre masat e duhura ne Spitalin “Omer Nishani” ? A ka kapacitetet e duhura ? A ka mjek specialist infektolog dhe nese egziston ndonje laborator per egzaminimin e virusit ? Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne zonat rurale, a ka ndermarre masa konkrete per mbulimin e cdo fshati me mjek familjeje dhe infermjere ? A kane pajisjet dhe medikamentet e nevojshme ? Keto pyetje te fundit vlejne me shume pasi nga konstatimet tona, ne shume zona nuk ka pasur jo vetem mjekun e familjes, por as infermiere.
I bej thirrje gjithe institucioneve pergjegjese te kujdesit shendetesor ne Qarkun e Gjirokastres, t’i bejne prezent masat qe jane ndermarre dhe nese jane ngritur grupe pune apo jo. Partia Demokratike dhe gjithe grupi i keshilltareve te Shendetesise, jane ne dispozicion per te dhene asistencen e tyre cdokujt dhe njekohesisht per te mbeshtetur cdo instucion shendetesor me qellim te persosjes se efiçenses per cdo pacient. Qeveria e Partise Demokratike, do t’i riktheje dinitetin e munguar Gjirokastres duke i vleresuar me ngritjen e qendrave shendetesore moderne me specialiste te profileve perkatese. Universitetit te Gjirokastres do t’i ktheje dinjitetin e duhur duke zgjeruar gamën e degeve qe i pergjigjen kohes perfshire edhe profilin e Mjkekesise.