• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet elektriçisti që bënte akrobaci mbi lumin Drino, njihuni me Thanasin nga Dropulli (FOTO)

04/12/2017
Flet elektriçisti që bënte akrobaci mbi lumin Drino, njihuni me Thanasin nga Dropulli (FOTO)

Video e publikuar një ditë më parë në internet ku shfaqej një elektriçist i ri i OSHEE Gjirokastër në përpjekje për të rregulluar rrjetin elektrik të dëmtuar nga përmbytjet, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Mijëra shikime të videos në rrjetet sociale, komente dhe një reagim vlerësues nga vetë ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri. Po kush është ky elektriçist, që mori vëmendjen e të gjithëve në kulmin e kësaj situate emergjente. Libohova Online u interesua më tej dhe kontaktoi me te. Ai quhet Thanas Kuremeno, është banor i fshatit Bularat, Bashkia Dropull. 28-vjeçari pas përfundimit të një shkolle profesionale, punon prej 2 vitesh si elektriçist te OSHEE Gjirokastër. I pyetur për videonqë u bë virale, Thanasi shprehet kështu:

‘Unë nuk e dija fare që kishte video, e kam parë më vonë të postuar te portali ArgjiroLajm.net. Ishim duke punuar për të rregulluar defektet, sepse Lunxhëria ishte pa drita. Unë hipa aty me litar sepse duhet të shkoja deri aty në mes të lumit, për të pastruar linjën.  Një shtyllë e kishte marrë lumi dhe unë shkova aty për të kapur telin e linjës”.

I pyetur nëse ishte i frikësuar në ato momente, pasi mund të ndodhte që edhe të binte brenda në lum, Thanasi shprehet se situata të tilla janë diçka e zakonshme për punën e tij.

‘Nuk bëra ndonjë gjë të madhe, thjesht kjo është puna ime. Gati çdo ditë ne jemi mbi shtyllë, përballemi me situata të tilla, këtë punë kemi. E rëndësishme është që të çonim dritat në Lunxhëri sepse kishin disa ditë pa energji dhe ia dolëm. Edhe pse për ju mund të duket e rrezikshme nga jashtë, për mua ishte diçka normale në zanatin që kam zgjedhur”

28-vjeçari shton më tej se e pëlqen zanatin që ka, pavarësisht vështirësive me të cilat përballet, teksa tregohet shumë modest për faktin se prej dy ditësh është vënë në qendër të vëmendjes. Përtej modestisë së Thanasit, akrobacitë e tij mbi lumin Drino, në përpjekje për të rregulluar rrjetin e dëmtuar elektrik, meritojnë një vlerësim të veçantë nga të gjithë. Jo vetëm vlerësim me fjalë të mira e komplimenta pafund. Pse jo edhe një rrogë shpërblim nga kompania për të cilën ai punon prej dy vitesh. ©Libohova Online

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al