• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet gruaja e Përparim Ademit: E dija që ishte i lidhur me Zhanetën, kaloja mirë me të dashurën e tij. Doja që burri të ishte i kënaqur (VIDEO)

05/01/2021
Flet gruaja e Përparim Ademit: E dija që ishte i lidhur me Zhanetën, kaloja mirë me të dashurën e tij. Doja që burri të ishte i kënaqur (VIDEO)

Në media është zbardhur sot dëshmia e plotë të Vjollca Telës, bashkëshortes “ligjore” të Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dyfishtë në zonën e Astirit, ku ngelën të vrara dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Në rrëfimin e saj, Tela shpjegon edhe faktin pse i shoqi ka marrë mbiemrin e saj, (Ademi), që sipas gruas lidhet me dëshirën për të forcuar martesën e jo me problemet e tij të mëparshme me ligjin.

Dëshmia e Vjollca Telës, bashkëshortja zyrtare e Përparim Ademit: “Jam e martuar me Përparimin prej më shumë se 30 vitesh.

Unë jam e papunë ndërsa bashkëshorti punon si bojaxhi dhe kovaç. Ne me bashkëshortin kemi bërë një marrëveshje që unë të mbaj mbiemrin Tela dhe ai të mbajë mbiemrin e saj Ademi, me qëllim që të forconim martesën. Burri im prej më shumë se 20 vitesh është njohur me Zhaneta Metanin dhe jam në dijeni që kanë lidhje bashkë. Unë e kam marrë vesh për lidhjen mes tyre dhe nuk kam ndërhyrë për të prishur lidhje e tyre pasi unë e doja Përparimin dhe doja ta mbaja familjen e bashkuar.

Duke parë që burri im shkonte mirë me Zhanetën kam menduar që të krijojmë hyrje-dalje familjare me të në mënyrë të tillë që dhe burri të ishte i kënaqur dhe familja ime mos të prishej. Ne kishim krijuar marrdhënie aq të mira me familjen e Zhanetës sa dhe për pushime shkonim bashkë në plazh në Pogradec, në Greqi dhe në shumë vende të tjera.

Zhaneta ka fjetur me djalin e saj me muaj në shtëpinë tonë dhe unë e kam pritur si mos më mirë. Para dy ditësh e kam parë Përparimin shumë të mërzitur dhe e pyeta se çfarë problem kishte dhe ai më tha se Zhaneta më ka tradhëtuar. I thashë le të tradhëtojë pasi në fund të fundit e ke të dashur.

Por i mërzitur më ka thënë se do largoheshin. Më datën 31.12.2020 në mëngjes e pashë bashkëshortin shumë të shqetësuar për shkak të Zhanetës. Dola për të bërë pazarin dhe në kohën kur u ktheva në banesë nuk e gjeta Përparimin aty. E shqetësuar mora në telefon Zhanetën por më doli në telefon djali i saj i mitur i cili po qante dhe më tha se Përparimi erdhi në shtëpi dhe vrau mamin me tezen. Dola nga banesa dhe vajta tek shtëpia e Zhanetës por aty ishte policia dhe u largova.

Dëshmitë janë zbuluar pas ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës. Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.


Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al