Një krim i rëndë ka ndodhur në Mallakastër. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në një rezervuar. Ajo është identifikuar si Drita Saliaj. Policia thotë se ajo është vrarë pasi është grabitur nga tre persona, njëri prej të cilëve ishte nipi i burrit të saj. Argjirolajm.net sjell video nga shtëpia e gruas, si dhe dëshminë e kunatës së saj.
“Tre persona e kanë grabitur në banesën e kësaj të fundit, dhe pasi ata kanë vënë re se u pikasën nga zonja e shtëpisë, e kanë marrë me dhunë, e kanë vrarë e më pas e kanë hedhur në rezervuar. Raportohet se grabitja ka ndodhur ditën e dielë por policia nuk dha asnjë informacion zyrtar fillimisht. 53-vjeçarja banonte e vetme pasi bashkëshortin mësohet se e kishte në emigrim. Policia ka arrestuar 3 autorët, ku njëri prej tyre është nipi i burrit. “Nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit: L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër”, thuhet ne njoftimin e policisë.