• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet Lindon Selahi: Ja pse zgjodha Shqipërinë

20/12/2020
Flet Lindon Selahi: Ja pse zgjodha Shqipërinë

Lindon Selahi ka lindur në Belgjikë dhe është formuar si futbollist në akademitë më të mira belge. Ai e ka nisur karrierën te Standard Liege për të vazhduar më pas rrugëtimin e tij te Anderlehti e për t’u stacionuar te klubi holandez i FC Twente, ku aktivizohet aktualisht.
Pasi u aktivizua edhe me ekipet kombëtar të moshave të Belgjikës (U-14, U-15 dhe U-16) mesfushori i talentuar vendosi të dëgjojë zemrën e tij dhe zgjodhi përfundimisht të përfaqësojë Shqipërinë. Në vitin 2018, Selahi u grumbullua me ekipin kombëtar U-21 të Shqipërisë dhe spikati menjëherë me aftësitë e tij në fushën e lojës. Thuajse një vit pas debutimit me fanellën kuqezi ai u ftua në kombëtaren A e që prej atij momenti ka qenë pjesë e vazhdueshme e grumbullimeve.
Selahi është pjesë e një brezi të artë të talenteve shqiptare dhe projektohet si një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës kuqezi. Në miqësoren e nëntorit ndaj Kosovës ku luajti si titullar, Selahi u tregoi të gjithëve se është një futbollist i perspektivës falë personalitetit që tregoi në fushë. Në intervistën e tij për rubrikën Talenti Shqiptar në fshf.org, mesfushori 21-vjeçar flet për rrugëtimin e tij, pse zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë dhe objektivat që ka për të ardhmen.
Që kur isha i vogël kam qenë gjithmonë i apasionuar pas topit të futbollit. Në fakt, e gjithë familja ime është e apasionuar pas sportit më popullor në botë. Vëllai im i madh dhe babai im më kanë ndjekur çdo herë dhe kanë besuar qysh në fillim se unë do të bëhesha një ditë futbollist profesionist, shprehet ai.
Te Kombëtarja unë e konsideroj veten si pjesë të ekipit të parë. Trajneri Reja ka besim tek unë dhe ai e tregoi këtë në ndeshjet e fundit. U integrova shpejt në ekip dhe mendoj se kemi një atmosferë shumë të mirë. Sa i përket ecurisë me klubin, vitin e kaluar isha një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës time, por këtë vit ka ardhur një trajner i ri dhe nuk jam aktivizuar rregullisht. Mendoj se është këto janë gjëra që mund të ndodhin në karrierë, por unë vazhdoj të stërvitem edhe më shumë se më parë,- thekson 21-vjeçari.
Në fakt, unë kam pasur mundësi të luaja për ekipin kombëtar U-21 të Belgjikës dhe për Kosovën, por zemra ime zgjodhi flamurin tim. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë, isha shumë më i lumtur për familjen time sesa për veten,- vijon Selahi.
Ai shprehet opotimist për ecurinë e kuqezinjëve. “Sinqerisht mendoj se me këtë ekip që kemi mund të bëjmë surpriza. Ne kemi një ekip të ri me lojtarë shumë të mirë, të cilët luajnë edhe me klube të mëdha në Europë. Kemi diskutuar për objektivat, por do t’i marrim me radhë ndeshje pas ndeshjeje, duke u përpjekur t’i fitojmë të gjitha”,- thekson Selah.
Momentin që kurrë nuk e harroj është kur shënova golin e parë me Twente. Në atë çast e gjithë familje ime ishte në stadium, duke ndjekur ndeshjen edhe ishte një gëzim i jashtëzakonshëm. Me kombëtaren kam dy momente, që nuk do më shlyhen kurrë nga mendja. Momenti i parë është miqësorja me Kosovën, pasi ishte ndeshja e parë që unë luaja në formacionin e parë me Kombëtaren A. Dhe momenti i dytë është ndeshja zyrtare në stadiumin “Air Albania” ndaj Bjellorusisë e vlefshme për UEFA Nations League. Shumë i lumtur që e fituam atë sfidë dhe u renditëm të parët në grup. Sigurisht, u ndje shumë mungesa e tifozëve në stadium, por gjithsesi ne e dinim që të gjithë shqiptarët kudo në botë po na mbështesnin nga larg në ato çaste, shton djaloshi.
Unë u largova nga shtëpia dhe familja për të ndjekur ëndrrën time kur isha 14 vjeç. Ishte shumë e vështirë për mua, por edhe për familjen time. Të mos shihja prindërit dhe vëllanë çdo ditë ishte e vështirë, por ky moment më bëri shumë të fortë nga ana psikologjike. Si çdo futbollist profesionist synoj që të kem një karrierë të madhe dhe të luaj në nivele të larta në Europë. Dhe me Kombëtaren ëndërroj të marr pjesë në finalet e Botërorit dhe Kampionatit Europian. Punoj çdo ditë fort për të arritur këto objektiva,- rrëfen 21-vjeçari.
Lorik Cana është idhulli im dhe mendoj se për shumicën e futbollistëve të rinjve ai është idhulli. Ai pati shumë sukses me kombëtaren. Në fushë ai jepte zemrën gjithmonë në çdo ndeshje. Kurse Luka Modriç është idhulli ime personal. Mendoj se jam i fiksuar pas mënyrës se si ai luan. Për mua ai është mesfushori më i fortë në botë, shikoj shpesh videot e ndeshjeve të tij,- përfundon Selahi.

Related Posts

Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta
Sport

Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën
Sport

Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën

28/12/2025
Juventus e mbyll vitin me fitore, mund pastër Pisën e regjistron suksesin e 3-të radhazi në Serie A
Sport

Juventus e mbyll vitin me fitore, mund pastër Pisën e regjistron suksesin e 3-të radhazi në Serie A

28/12/2025
Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën
Sport

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Babai i Mal bën deklaratën e fortë: Unë e kam bërë yll Violetën, ti kthehen realitetit

Babai i Mal bën deklaratën e fortë: Unë e kam bërë yll Violetën, ti kthehen realitetit

28/12/2025
Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al