• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet Pirlo: Juventusi duhet ndërtuar rreth Ronaldos

10/08/2020
Flet Pirlo: Juventusi duhet ndërtuar rreth Ronaldos

Si do të luajë Juventus i Andrea Pirlo? Kjo është pyetja, që të gjithë po shtrojnë tani, por është e pamundur të përgjigjen. Ne ju kemi folur për idetë e Pirlos, qasjet taktike që ai ka në mendje. Por, nga këndvështrimi praktik, gjithçka do të jetë e re. Ekziston vetëm një siguri në këtë drejtim, në idetë e lojës së Pirlos te Juventusi: Cristiano Ronaldo do të duhet të vihet në kushtet më të mira për ta shfrytëzuar sa më shumë atë. Ish-mesfushori është një tifoz i madh i CR7, çka e ka përsëritur disa herë. Disa muaj më parë, duke biseduar me Fabio Cannavaro në Instagram, Pirlo foli në këtë mënyrë për Ronaldon dhe Juventusin: “Duhet thellësi në mesfushë, mbështetje për Ronaldon. Duhet gjetur një mënyrë për ta nxitur atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ish-shokët e mi të skuadrës më thonë se Ronaldo është një profesionist serioz dhe shembullor”.
Ide shumë të qarta në këtë drejtim për Pirlon, i cili si ish-mesfushor e di mirë se mesfusha është thelbësore për të bërë që edhe sulmuesit të luajnë më mirë. Deri disa javë më parë, pra, trajneri aktual i Juventusit, si spektator, nuk ishte aspak i kënaqur me mesfushën e Juventusit. Nëse do të ishte një pakënaqësi me emrat e mesfushës së Juventusit, mund të korrigjohet në merkato. Nga ana tjetër, Kulusevski dhe Arthur tashmë janë blerë. Me sa duket, menaxhmenti bardhezi e kuptoi që mesfusha duhej të integrohej cilësisht.
Por, padyshim do të jetë çështje e stilit të lojës dhe e prirjes në posedimin e topit. Gjithashtu, në “live” direkt me Cannavaro në Instagram, Pirlo foli kështu për lojën e tij të mundshme si trajner: “Referenca ime si trajner? Kjo do të varet nga lojtarët, por unë pëlqej modulin 4-3-3, me posedim të shkëlqyeshëm të topit. Sigurisht, duhet të kesh lojtarët e duhur në dispozicion. Nëse u kupton se ata nuk mund të luajnë në këtë mënyrë, duhet të përshtatesh, për t’i bërë ata të luajnë në një mënyrë tjetër”.
Trajneri aktual i Juventusit do të kërkojë një mënyrë për të përmirësuar cilësitë e Cristiano Ronaldos. Gjatë vitit të parë të portugezit, me Allegri në pankinë, pas ndeshjes Roma-Juventus, Pirlo e komentoi kështu skuadrën bardhezi: “Massimiliano Allegri e bleu Ronaldon gjatë verës për të shënuar gola, por nuk e kupton se nuk ka njeri, në gjendje t’i japë atij topat që dëshiron”. Isco është një emër, që Pirlo do të donte për Juventusin e tij. E kush e di nëse është një emër i përmendur tashmë për Agnellin dhe menaxhmentin bardhezi, në takimin e parë të vërtetë dje.
Por jo vetëm mesfusha. Për ta bërë Ronaldon të performojë në maksimumin e tij, portugezit i duhet një lloj sulmuesi i caktuar në anën e tij. Gjithashtu, në të kaluarën e afërt, Pirlo kishte lavdëruar Higuain dhe e kishte shenjtëruar atë si parnterin ideal të Ronaldos: “Ai është partneri më i mirë për Ronaldon. Si te Juventusi, edhe në Milano, Gonzalo shënon, ndihmon, di të luajë për ekipin. Ai është i përsosur për Juven, por edhe të tjerët”.
“Pipita”, megjithatë, është drejt largimit. Ky mund të ketë qenë viti i fundit si lojtar i Juventusit. Sidoqoftë, edhe nëse nuk do të ikë argjentinasi, Pirlo ka kuptuar që Ronaldo ka nevojë për një sulmues me karakteristikat e tij. Një sulmues i vërtetë i parë, i cili di të menaxhojë topin dhe të lirojë hapësirat qendrore për kampionin portugez. Juventusi i Andrea Pirlos është duke lindur, tani për tani në mendjen e tij, pastaj do ta shohim në fushë. Me Ronaldon protagonist absolut.

Related Posts

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj
Sport

“Jemi të bashkuar, kemi uri”, Broja flet si lider: Do luftojmë për mbijetesën (VIDEO)

25/12/2025
VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj
Sport

“Jemi të bashkuar, kemi uri”, Broja flet si lider: Do luftojmë për mbijetesën (VIDEO)

25/12/2025
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
Sport

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
“Toka e premtuar” nuk i sjell fat, Uzuni “humbet” 2 milionë euro në 3 muaj
Sport

“Toka e premtuar” nuk i sjell fat, Uzuni “humbet” 2 milionë euro në 3 muaj

25/12/2025
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
Sport

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Nga Lewa, Vlahovic e Maignan, sa shumë yje dalin “falas” në treg
Sport

Nga Lewa, Vlahovic e Maignan, sa shumë yje dalin “falas” në treg

25/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

25/12/2025
VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

“Jemi të bashkuar, kemi uri”, Broja flet si lider: Do luftojmë për mbijetesën (VIDEO)

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al