• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet psikologu, ja pse Shqipëria do të preket më pak nga koronavirusi

18/03/2020
Flet psikologu, ja pse Shqipëria do të preket më pak nga koronavirusi

Nga Edmond Dragoti, psikolog

Normalisht duhet të ishte “natyra dhe njeriu”, por situata e pandemisë botërore të Covid19 imponon një përballje të natyrës me njeriun. Me sa duket, zhvillimi i shoqërisë njerëzore ka devijuar, nuk ka ecur në drejtimin e duhur ose më keq, i është kundërvënë natyrës. Dhe beteja ka nisur.

Fuqia e goditjes së virusit SARSCoV2, shpejtësia dhe madhësia e përhapjes së tij, befasia dhe fshehtësia e prekjes së organizmit njerëzor e bën atë virusin më të rrezikshëm dhe të paparashikuar që ka njohur shoqëria njerëzore. Dhe goditja e tij është me efekte të shumëfishta tek ne, jo vetëm biologjike, por po aq edhe psikologjike, madje edhe ekonomike e më tej. Shumë më tepër ai po ndikon dhe do të ndryshojë edhe mënyrën tonë të të menduarit, mënyrën e jetesës, kulturën e sjelljes dhe gjithë drejtimin e zhvillimit shoqëror. Në gjithë botën, por edhe në vendin tonë të vogël.

Sot, për herë të parë, të pasurit nuk kanë mundësi mbijetese më tepër se të varfrit: të paktën, njëlloj si gjithë shtresat e shoqërisë, ata mund të marrin vetëm shërbimin shëndetësor publik, pa privilegje të tjera.

Njerëzit e pushtetshëm në politikë, biznes, administratë e kudo janë vetëizoluar dhe frikësuar po aq sa qytetarët e thjeshtë, dhe ndoshta me probleme më të mëdha psikologjike.

Zgjatja e pandemisë do të sjellë efekte të drejtpërdrejta në qëndrimet dhe sjelljet e shoqërisë sonë, duke plotësuar dhe konsoliduar tendencat e zhvillimit të teknologjisë së sotme. Kështu, komunikimi virtual do të marrë përparësi, dhe veçanërisht shkëmbimet emocionale dhe ato ndërpersonale. Takimet në kafe, komunikimi joverbal, intimiteti ballë për ballë dhe madje riprodhimi njerëzor do të formalizohen në nivelet teknologjike dhe virtuale, joreale. Individi dhe individualizmi do të dominojnë tendencat e zhvillimit të shoqërisë, duke zëvendësuar sjelljen komunitare dhe kolektivitetin. Po aq, edhe egoizmi do të ketë përparësi në raport me solidaritetin dhe altruizmin njerëzor, veç rasteve të rrezikut të përbashkët, kur individët kanë nevojë të bashkojnë interesat për ta përballuar.

Ne do të prekemi më pak nga kjo përmbysje e përbotshme. Sepse jemi vend i pazhvilluar dhe kush zhvillohet më shpejt, konsumohet po aq shpejt. Sepse jemi të vegjël dhe dëmtohemi më pak, edhe nga rreziqe të tilla pandemike.

Vogëlsia shpesh të privon nga zhvillimi, por të ruan nga dëmtimi dhe zhdukja. Prandaj edhe kultura jonë reagon më ngadalë ndaj ndryshimeve. Dhe ne jemi dhe do vazhdojmë të jemi më pak të zhvilluar, por më pranë natyrës.

Ndoshta ky është një mesazh i natyrës, që shoqëria njerëzore të mos e tejkalojë oreksin e nevojave të veta, por të funksionojë për veten brenda në mjedisin natyror.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025
A është Genta Ismajli gati për një rikthim surprizë në muzikë?

A është Genta Ismajli gati për një rikthim surprizë në muzikë?

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al