• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet Vangjel Tavo: Ma kërkoi Rama të kandidoj për Himarën. Unë jam njeri i shquar për zgjidhje

09/07/2024

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, ka folur lidhur me kandidimin e tij dhe zgjedhjet që pritet të zhvillohen në 4 gusht.

Tavo tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se e mori propozimin nga Edi Rama dhe e pranoi pas një bisede me të, duke deklaruar se po kandidon për të dhënë zgjidhje dhe jo për të krijuar kriza.

Ai tha se problematika kryesore e Himarës është çështja e pronave, por shtoi se procesi për marrjen e çertifikatave të pronësisë ka nisur dhe do të përfundojë kur ai të jetë në krye të Bashkisë.

“Vendimi ka ardhur pas një takimi me kryetarin e PS, zotin Edi Rama. Më është kërkuar të kandidoj në Bashkinë e Himarës. T’ju them të drejtën, pas një diskutimi dhe argumentimi të situatës me kryeministrin dhe kryetarin e PS, vendosa ta pranoj Bashkinë e Himarës si një sfidë, por edhe si përgjegjësi. Himara, ashtu si bashkitë e tjera të Republikës, kërkon një menaxhim, administrim të punëve, aq më tepër që kemi të bëjmë me një bashki bregdetare. Në periudhën e verës, fluksi i vizitorëve është shumë i shtuar, kjo kërkon nga ana e pushtetit vendor një angazhim të madh për mirëmenaxhimin e punës.

Sikurse ju thashë, është një sfidë dhe përgjegjësi. Me përvojën shumëvjeçare timen në politikë, kam mundësitë për ta menaxhuar sa më mirë bashkinë e Himarës, për të zgjidhur problemet e njerëzve. Në fokus Himarën nuk e ka vendosur thjesht çështja Beleri siç thoni ju, historikisht, për njerëzit, me karakterin e veçantë, himarjotët kanë qenë gjithmonë në fokus. Himara pavarësisht problematikës që është krijuar me çështjen që përmendët ju, do t’i rikthehet qetësisë dhe përditshmërisë. Po aq i sigurtë jam që himarjotët, që reagojnë ndoshta për shumë arsye, me të drejtë dhe pa të drejtë, do t’ju them me bindje që shumë pak kohë pas zgjedhjeve, do të binden që Himara ka filluar të kthehet në rrugën e drejtë në përditshmëri.

Problemet e himarjotëve kërkojnë zgjidhje, jo krijim krizash dhe situatash që kalojnë kufirin e Himarës si Himarë, apo Shqipërisë, siç ndodhi. Që me ardhjen time në prefekturën e Vlorës një mori problemesh janë trajtuar, sidomos problemi i regjistrimit të pronave. Do të qëndroj dhe do ta kem sfidën time personale zgjidhjen e të gjithë problemeve dhe sheshimin e të gjithë keqkuptimeve dhe mosmarrëveshjeve. Himarjotët kanë një karakter të veçantë, duhen trajtuar siç janë, himarjotë, kanë sensibilitetin e tyre. Kanë edhe egon e tyre, që është normale. Vjen nga historia shumë e gjatë e Himarës, një histori që me plot të drejtë ata mund të mburren.

Me aq sa më njihni edhe ju, jam shquar në politik si njeri i zgjidhjeve dhe jo i krizave. Jam këtu për të dhënë zgjidhje të të gjithë problematikave që kanë patur himarjotët. Jam i bindur që do t’ja dal. Premtimet e mia nuk janë thjesht elektorale, sic mund të ketë ndodhur, janë probleme që mund të zgjidheshin edhe më përpara por nuk janë zgjidhur. Është cështja e pronave të himarjotëve, që me këmbënguljen e kryeministrit, ka filluar zgjidhja e çertifikimit të banesave. Deri më sot kemi shpërndarë 1226 çertifikata pronësie. Edhe himarjoti i fundit do të ketë marrë çertifikatën e pronësisë. Kjo çështje nuk do të ekzistojë më, do të zgjidhet përfundimisht. Nuk është premtim elektoral, por është një çështje që ka nisur dhe do të përfundojë. Është këmbëngulja e kryeministrit të Shqipërisë për ta zgjidhur këtë”, tha Tavo.

Kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur sot si kandidat të tyrin Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen për Bashkinë e Himarës. Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al