• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Florian Binaj: Rama do të na hajë edhe zemrën, pasi i hëngrën të gjitha, ka 10 vjet na mori frymën

15/04/2023
Florian Binaj: Rama do të na hajë edhe zemrën, pasi i hëngrën të gjitha, ka 10 vjet na mori frymën

Aktori Florian Binaj, që prej disa kohësh moderon një emision, në një monolog ka komentuar hapjen e fushatës nga Partia Socialiste dhe këngën e fushatës të prezantuar nga Rama.

“Këtë javë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, pamë dhe hapjen e fushatës së PS, ku kryeministri po i shkonte lëng nga goja për mish qingji e qofte ndërsa dishepujve dhe adhuruesve të tij po u shkonte goja lëng për të…

Asnjë gazetar i pavarur ose i paanshëm i pranishëm, fundja ç’na duhen ata? Të thonë të vërtetën? Të na bëjnë ndonjë kamera të fshehtë? Të na kapin ndonjë bisedë të dikujt që nuk vjen aty se do vetë, por sepse partia shtet e do aty të qeshur, por të heshtur për garniturë…është njësoj si të pyesësh sallatën në një pjatë: Pse je si garniturë ti? As ajo nuk do ju kthejë përgjigje…

Lëre pastaj ajo pjesa kur kryeministri si bariu, thërret kopenë e kandidatëve dele të bashkive…Një tbrrrr ai dhe vraponin delet kush kërcen më lart, kush blegërinte më bukur, kush e adhuronte më shumë bariun…

Lëre pastaj sloganin: “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, kurrë më mbrapa, d.m.th kurrë më me ju se po të kthehesh mbrapa po këta kanë qenë prej 10 vitesh, pra e zbërthyer e përkthyer del: “Kurrë më me ne, por me ne”. Është pa sens, lëre pastaj po të analizoj pjesën e dytë të sloganit: Vetëm përpara, mos kanë dashur të thonë: Vetëm për para?

Atë natë, shpalosën edhe këngën e fushatës, nëse mund ta quajmë këngë sepse ngjante më shumë si improvizim tallava kur ke pirë alkool frenash të përzierë me antifrizë, vaj hidrauliku dhe graso…

Ndoshta është provokim dhe po mat reagimet, por mediat pranë tij e pompuan si këngën elektorale 2023. Aq shumë e mburrën këtë këngë turbo-folko-tallava-orientale saqë ka llafe se Joe Biden i tha stafit të tij: merrni mër shembull! Madje disa nga servilat e qeverisë i propozuan KM që ta fusë në UNESCO këtë këngë…

Në fakt, kjo kënga e fushatës, nëse e kanë seriozisht, është pasqyrim i qeverisjes, një muzikë me cilësi të ulët fare, tekst banal dhe që nuk thotë asgjë të vërtetë…si vetë qeverisja.

Njeriu që para 2 dekadash vinte në krye të Bashkisë Tiranë me këngën e Dr. Florit, një prej artistëve më të mirë të asaj kohe, sot, që i shan mediat kazan, vjen me një këngë që as në kazanin e plehrave të muzikës nuk do e gjeje…

Njeriu që para 19 vitesh na dukej më europiani nga politikanët, tani ngjan më orientali e i është drejtuar muzikës orientale për të joshur turmat e verbra.

“Ça po meno – hajde festo…”

Kush të festojë? Pensionistët që mezi shtyjnë muajin? Prindërit që mezi ia dalin çdo muaj, prindërit që i nisën fëmijët në emigrim? Të rinjtë e të rejat që lanë Shqipërinë? Këta të festojnë?

Kulmi i këngës nuk ishte ky, ishte pjesa kur thuhej: Ta hongsha zemrën!

Bravo, mbasi i hëngrët të gjithë hapësirat e gjelbra në mes pallateve, pasi i hëngrët të gjitha ndërtesat historike të Tiranës dhe Shqipërisë, pasi i hëngrët të gjithë lumenjtë për t’i bërë hidrocentrale, pasi i hëngrët të gjithë pyjet për t’i bërë dru për eksport, pasi e hëngrët të gjithë vijën bregdetare për investitorët strategjikë, pasi i hëngrët të gjithë pronat e pronarëve për t’ja falur investitorëve strategjikë ose miqve tuaj, pasi i hëngrët të gjitha hapësirat për kulla, pasi i hëngrët të gjitha kursimet e njerëzve me lloj-lloj taksash, gjobash, pasi i hëngrët të gjitha shpresat që ta bënit Shqipërinë si gjithë Europa, por po shpresoni që të bëhet e gjithë Europa si Shqipëria, tani keni edhe guximin të thoni, ta hongsha zemrën…Vetëm ajo ka mbetur”, thotë Florian Binaj, i cili më parë ka marrë pjesë vetë në hapjen e fushatës së socialistëve.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

28/12/2025
Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al