Në pikën kufitare të Kakavijës, numri i qytetarëve që lëvizin nga jashtë brenda Shqipërisë ose e anasjellta, është dyfishuar. Krahasuar me një muaj më parë, ku në një ditë qarkullonin rreth 800-900 persona, tani numri është dyfishuar, madje kemi një tejaklim të numrit të atyre që mbërrijnë me ata që largohen nga vendi.
Qarkullimi më i madh I njerëzve zakonisht ndodh në orët e para të mëngjesit ose në orët e vona të mbrëmjes, duke qenë se në mesditë temperaturat janë shumë të larta dhë për pasojë lëvizja është më e vogël.
Autobuset që qarkullojnë nga të dyja anët kufitare janë ende në numër të ulët dhe lëvizin me 1 të 4-ën e pasagjervëve. Ndërkohë, numri I pasagjerëve që kthehen nga Greqia në Shqipëri është I vogël. Nga ana tjetër, ka një fluks të shtuar të ritestimeve të rastësishme për koronavirusin në shtetin grek, kjo për shkak të përhapjes së variantit Delta në Greqi.









