• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fondet e Skemës Kombëtare në Bujqësi, Çuçi në Gjirokastër: Mbështetja më e madhe për blegtorinë, aplikimet nisin më 29 maj (FOTO)

20/05/2020
Fondet e Skemës Kombëtare në Bujqësi, Çuçi në Gjirokastër: Mbështetja më e madhe për blegtorinë, aplikimet nisin më 29 maj (FOTO)

Prej ditës së sotme ka nisur fushata e informimit për fermerët nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për fondet e Skemës Kombëtare 2020. Ministri Bledi Çuçi tha se pjesa më e madhe e fondeve të kësaj skeme do të shkojnë për të mbështetur blegtorinë. Çuçi ishte në Gjirokastër ku vizitoi një prej fabrikave më të mëdha në vend për përpunimin e qumështit, ‘Gjirofarm’.

“Ne kemi menduar që për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori kaq të rëndësishëm, rreth 80% të granteve të Skemës Kombëtare për fermerët, t’ia dedikojmë blegtorisë. Këtë vit me një skemë shumë të thjeshtë, duke paguar para për tufën bazë. Besoj se kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe dhe e shtrirë në disa vite, mendojmë që do të bëjmë një ndryshim rrënjësor në këtë sektor”, u shpreh ministri.

Sipas tij Shqipëria mund të ketë sasi më të mëdha djathi apo nënprodukte të tjera qumështi nëse do të arrihet që të garantohet lënda e parë. Kjo tha ministri, bëhet duke shtuar numërin e krerëve të bagëtive në vend, prandaj subvencionet do të shkojnë për tufën bazë.

Pas fushatës së informimit në të gjithë vendin, fermerët do të kenë mundësi të bëjnë aplikimet e tyre prej datës 29 maj deri më 19 qershor. Këtë vit aplikimet do të bëhen online me zero dokumenta përmes portalit E-Albania. Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë në të gjithë vendin.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

25/12/2025
Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al