• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Formacionet/ Parma-Juventus, Pirlo bën dy zgjedhjet e papritura

19/12/2020
Formacionet/ Parma-Juventus, Pirlo bën dy zgjedhjet e papritura

Pas barazimit kundër Atalantës dhe distancimit në renditje nga Interi, Juventusi duhet të kthehet menjëherë te fitorja, veçanërisht para ndeshjes kundër Milanit “jetim” të Ibrahimovic (duke pritur duelin e drejtpërdrejtë). Në mbrëmjen e hershme të së shtunës, skuadra e Andrea Pirlo do të përballet me Parmën, e cila në ndeshjet e fundit ka gjetur një grimë kuadri taktik dhe arrin nga pika e fituar kundër Cagliari, në sfidën e mesjavës.
Juventusi ka fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit të Serie A kundër Parmës, duke përfshirë dy sfidat e fundit jashtë radhe. Parma nuk e ka shënjestruar portën bardhezi në tri nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Juventusit në Serie A, pasi ka shënuar të paktën një gol në 17 nga 19 ndeshjet e para, në shtëpi, kundër Zonjës së Vjetër, në këtë turne. Nga ekipet me të cilat janë përballur më shumë se dy herë në Tardini, në Serie A, Juventusi është ai kundër të cilit Parma ka përqindjen më të keqe të sukseseve (28% të ndeshjeve të luajtura në shtëpi kundër bardhezinjve, 7 fitore nga 25 përballje).
Sa iu përket zgjedhjeve të formacionit, Parma duket se është e orientuar të rreshtohet përsëri me 4-3-3, por krahasuar me lëshimet e fundit do të ketë Roberto Inglese në sulm në vend të Cornelius. Andrea Pirlo ka ende disa dyshime në trajnim, gjithashtu në lidhje me rotacionin e nevojshëm. Në portë kthehet Buffon në vend të Szczesny, Cuadrado do të lihet pushim, me Danilo dhe Alex Sandro në krahët e mbrojtjes. Në mesfushë, Kulusevski kthehet të luajë titullar. Arthur dhe Dybala kanë probleme lëndimesh. Në sulm, praktikisht nuk ka zgjedhje dhe dyshja Ronaldo-Morata do të përpiqen të shpengojnë veten pas testit negativ kundër Atalantës.
Ja formacionet e mundshme: PARMA (4-3-3): Sepe; Iacoponi, Osorio, Bruno Alves, Gagliolo; Kucka, Hernani, Kurtic; Karamoh, Inglese, Gervinho. JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Kulusevski, McKennie, Bentancur, Chiesa; Morata, Cristiano Ronaldo.

Related Posts

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën
Sport

Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën

28/12/2025
Juventus e mbyll vitin me fitore, mund pastër Pisën e regjistron suksesin e 3-të radhazi në Serie A
Sport

Juventus e mbyll vitin me fitore, mund pastër Pisën e regjistron suksesin e 3-të radhazi në Serie A

28/12/2025
Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën
Sport

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al