• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ Botërori 2026 nis nga pista dramatike, frikë për përplasje

05/03/2026
FORMULA 1/ Botërori 2026 nis nga pista dramatike, frikë për përplasje

Që nga viti 1996, Çmimi i Madh i Australisë hap shpesh sezonin botëror të Formulës 1 dhe me njëvendëshe ende në fazë testimi si dhe me pilotë të etur pas pushimit dimëror, Melburni është shndërruar në skenën ideale për incidente të bujshme.

Pista e ndërtuar rreth liqenit ndërthur segmente shumë të shpejta me kthesa teknike ku gabimi nuk fal. Pikërisht në këtë skenar kanë lindur pamje që kanë mbetur të skalitura në kujtesën e Formulës 1.

PËRPLASJA QË TRONDITI STARTIN – Episodi simbol mbetet ai i vitit 2002, kur në start Ralf Shumaker u përplas me Rubens Barrikelon në kthesën e parë. Uilliamsi u ngrit mbi Ferrarin në një skenë pothuajse surreale, duke shkaktuar një karambol që nxori jashtë garës disa makina ende pa marrë formë gara. Ishte një përplasje shumë e fortë, por fatmirësisht pa pasoja të rënda fizike, një dëshmi se sa shumë kanë ndryshuar standardet e sigurisë krahasuar me epoka të tjera, kur incidente të tilla do të kishin pasur pasoja dramatike.

FRIKA E EPOKËS MODERNE – Në vitin 2016, publiku mbajti frymën pas aksidentit të Fernando Alonsos, i cili pas kontaktit me Esteban Gutierrezin u përplas me barrierat duke u rrotulluar disa herë në ajër. Kokpiti rezistoi dhe spanjolli doli pothuajse i padëmtuar nga një makinë e shkatërruar plotësisht. Më së fundmi, edhe incidente si ai i Xhorxh Rasëllit, i përfunduar në barriera në një finale kaotike, kanë rindezur debatin mbi konfigurimin e disa kthesave të shpejta. Në kujtesë do të mbeten edhe lotët e Isak Haxharit, sot shok skuadre i Maks Vershtapenit.

Vitin e kaluar, në debutimin e tij absolut në Formula 1, ai përfundoi në barriera që në xhiron e formimit, në një Çmim të Madh të kushtëzuar nga shiu. Por rasti i Haxharit nuk ishte i vetmi episod dramatik. Xhek Dohan goditi murin, duke shënuar fillimin e fundit të aventurës së tij të shkurtër me makinën Alpine.

Kujtim i hidhur edhe për pilotin vendas Oskar Piastri, ai dhe Norris, me britanikun në krye, dolën jashtë trajektores për shkak të pistës së lagësht. Norris arriti të fitojë, ndërsa Piastri, pas një rikthimi të fortë, e mbylli garën në vendin e nëntë. Kështu, cirkuiti “Albert Park” mbetet një nga skenat më spektakolare të kampionatit botëror, një pistë magjepsëse dhe teknike, por e aftë të shndërrohet brenda pak sekondash në një kurth me shpejtësi të lartë.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Llapi siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, vendosit penalltitë
Sport

Llapi siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, vendosin penalltitë

05/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, gara e Katarit shkon drejt shtyrjes

Bojkot kampionatit, “plas” në Argjentinë, federata përplaset me qeverinë
Sport

Bojkot kampionatit, “plas” në Argjentinë, federata përplaset me qeverinë

05/03/2026
Juve, Spalletti insiston, kërkon Vlahovic me çdo kusht
Sport

Juve, Spalletti insiston, kërkon Vlahovic me çdo kusht

05/03/2026
Kombëtarja U-21, anulohet miqësorja ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës U-21 në Antalia
Sport

Kombëtarja U-21, anulohet miqësorja ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës U-21 në Antalia

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FORMULA 1/ Botërori 2026 nis nga pista dramatike, frikë për përplasje

FORMULA 1/ Botërori 2026 nis nga pista dramatike, frikë për përplasje

05/03/2026
Llapi siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, vendosit penalltitë

Llapi siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, vendosin penalltitë

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al