Në 18 dhjetor të këtij viti Alica Aylies u shpall vajza më e bukru e Francës në bazë të pëlqimit të publikut dhe jurisë. Ajo siç e do zakoni pozoi këtë javë për revistën e njohur Paris Match. Ajo duket në plazh dhe në prag të festave ka pozuar me një fustan të kuq dhe bore artificiale në Breg të detit për fotografin e njohur Benjamin Decoin. Por ajo që ka shkaktuar skandal është se Alica nuk ka më flokët me onde dhe lëkura i duket më e zbardhur ne setin fotografik. Kjo ka shkaktuar një lumë të vërtetë kritikash për zhdukjen e origjinës se saj. Vetë fotografi i pyetur nga Huffington Post sqaroi se zbardhimi i lëkurës ka ardhur nga efekti i ndriçimit. (përgatiti Lapsi.al)