Java e 16-të e Superligës vjen këtë fundjavë e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Të shtunën në orën 16:30, Vora do të përballet me Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Flamurtari do të luajë në transfertë në stadiumin “Arena e Demave” përballë Partizanit. Teuta do të presë në shtëpi Tiranën e vendit të fundit, me takimin që do të luhet në ora 19:30.
Klubi bardheblu zgjodhi heshtjen për shtyp përpara këtij takimi, duke konfirmuar situatën jo pozitive. Sakaq, të dielën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera.

Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi” në ora 16:30, ndërsa në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të, Dinamo City luan kundër Egnatias në ora 19:00 në “Air Albania”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






