• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FOTO/ Milan bie në ‘Maradona’, Allegri del nga gara për titull: Diskutim i mbyllur (VIDEO)

07/04/2026
FOTO/ Milan bie në ‘Maradona’, Allegri del nga gara për titull: Diskutim i mbyllur (VIDEO)

Parashikohej si një ndeshje shahu mes Conte-s dhe Allegri-t, një sfidë e vendosur nga detajet dhe ashtu rezultoi. Napoli i falet një goli të Politano-s, një gol trepikësh që i dhuroi vendin e dytë në Serie A, parakalon Milan dhe vihet në ndjekje të Inter, aktualisht 7 pikë larg kreut. Në “Maradona” u zhvillua një ndeshje e fortë, e luftuar për çdo top dhe me pak raste për shënim. Napoli goditi vetëm 3 herë kuadratin, ndërsa Milan vetëm një herë, shumë pak për më marrë më shumë nga kjo transfertë.

Lëvizja fituese i shkoi Contes, me teknikun “azzurr” që në minutën e 74-ët hodhi në fushë Politano-n. 5 minuta lojë i mjaftuan sulmuesit italian, me këtë të fundit që ndoqi mirë një aksion të nisur nga këmbët e Alisson Santos dhe shumë pranë vijës fatale me një goditje të fortë mposhti portierin Mike Maignan. Goli i Politanos qëndroi në fuqi deri në fund me tifozët në Maradona që festuan gjatë për këtë sukses.

Në sytë e mediave, Napoli tani mund të jetë ekipi i vetëm anti-Inter: “Inter, mbetet vetëm Conte. Chivu+7 ndaj Napolit, eliminohet Milan”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Conte e mban të gjallë, thyen edhe Milan, Napoli -7 nga Lautaro”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere dello Sport.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ashtu si mediat, edhe Allegri e sheh veten jashtë garës për titull: “Besoj se tashmë ky diskutim është mbyllur për ne. Inter ndodhet 9 pikë larg, sigurisht që në futboll mund të ndodh çdo gjë, por përpara nesh është edhe Napoli. Mendoj se duhet të përqendrohemi te sfida e radhës, ajo kundër Udineses. Sigurisht që Champions nuk do të vendoset të shtunën, ka ende shumë ndeshje në loje”, u shpreh Allegri pas humbjes kundër Napolit.

Related Posts

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë
Sport

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon
Sport

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

07/04/2026
Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol
Sport

Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol

07/04/2026
NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”
Sport

NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”

07/04/2026
Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi
Sport

Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi

07/04/2026
Humbi ndeshjet e “play-off”, Daku rikthehet në fushë, por “zverdhet” në Rusi (VIDEO)
Sport

Humbi ndeshjet e “play-off”, Daku rikthehet në fushë, por “zverdhet” në Rusi (VIDEO)

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

07/04/2026
Sia arrin marrëveshje divorci, zbulohet shuma marramendëse për fëmijën

Sia arrin marrëveshje divorci, zbulohet shuma marramendëse për fëmijën

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al